TAQI RAMËN, RAQI BASHËN...!

Publikuar tek: pa-stres, më 09:32 06-03-2019 TAQI RAMËN, RAQI BASHËN...! Edi Oga

Nga Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al

 

Dhimitraqi dhe Sotiraqi janë pensionistë dhe rrinë tërë ditën bashkë. Kanë punuar të dy në minierë. Taqi ishte sekretar partie, kurse Raqin nuk e bënë se kishte biografi të keqe. Kur erdhi demokracia, Taqi u bë socialist, kurse Raqi demokrat. Taqi ka votuar gjithmonë për Nanon dhe Ramën, kurse Raqi për Berishën dhe Bashën.

Sot Taqi bën be për kokën e Edi Ramës!

Sot Raqi bën be për kokën e Lulzim Bashës!

Lexojnë çdo gazetë dhe zihen gjithë kohën. Kur bëjnë debat me njëri-tjetrin, Taqi i thotë Raqit se Rama është i zgjuar, trim dhe mendon për hallet e popullit, kurse për Bashën thotë se është një gënjeshtar dhe i pabesë, një person i katapultuar në politikë dhe me karrierë të dyshimtë, me pasuri të vënë në rrethana të fshehta dhe të vendosura jashtë vendit, përgjegjës për abuzime me fondet e rrugës së Kombit, fajtor direkt për 21 Janarin, abuzues me fondet e Bashkisë kur ishte kryetar, përdorim të Partisë Demokratike për interesa familjare biznesi, eleminim të personave me peshë në Parti...!

Kur i vjen rradha Raqit, ai i thotë Taqit se Basha është i zgjuar, trim dhe mendon për hallet e popullit, kurse për Ramën thotë se është një njeri me çrregullime mendore dhe me vese, një njeri që keqtrajton gratë, që u mbështet nga kriminelë për të ardhur në pushtet, që mbushi vendin me kanabis dhe lejoi që me paratë e pista të ndërtohen kulla dhe të blihen vota, që ka kapur drejtësinë dhe ka favorizuar një grup oligarkësh që i pasuron dhe pasurohet, që mashtron ditë e natë për suksese ndërkohë që populli varfërohet. Një delirant që pretendon të bëhet president i Shqipërisë së Madhe pasi rrethanat historike të sjellin bashkimin e trojeve shqiptare...!

Ajo që më bën përshtypje kur ata bëjnë debat, është pse dreqin të dy thonë të njejtat fjalë të mira për liderin që mbështesin, që është i zgjuar, trim dhe mendon për hallet e popullit?!

Luajnë domino gjithë ditën dhe zihen e grihen. Shahen, gërthasin dhe ulërasin. Taqi shan Bashën, Raqi shan Ramën. Kur lodhen së shari, e mbyllin me lëvdime:

Taqi lëvdon Ramën; është i zgjuar, trim dhe mendon për hallet e popullit!

Raqi lëvdon Bashën; është i zgjuar, trim dhe mendon për hallet e popullit!

Çdo datë trembëdhjetë shkojnë bashkë në postë të tërheqin pensionin. E kanë njësoj. Njëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë lekë. Të vjetra. Në muaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0063300132751465
array(1) { ["section"]=> string(29) "taqi-ramen-raqi-bashen-155362" }