Targat e makinave, DPSHTRR merr dy VENDIME lehtësuese për shoferët

Publikuar tek: aktualitet, më 15:01 20-01-2019 Targat e makinave, DPSHTRR merr dy VENDIME lehtësuese për shoferët

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka marrë dy vendime lehtësimi për targat e makinave.

DPSHTRR ka vendosur që automjetet koleksionuese pa targa të pajisen me targë të përkohshme kur duhet të lëvizin për një panair, ekspozitë apo kur i duhet të marrë pjesë në një aktivitet tjetër.

Një lehtësim tjetër vjen për automjetet të cilat e kanë targën e dëmtuar. Çdo drejtues mund të pajiset tashmë me të njëjtën targë duke kthyer të vjetrën pa kthyer dokumentacionin në tërësi.

Njoftimi i DPSHTRR:

Keni automjet koleksioni (pa targa) dhe nuk dini si të organizoheni për një panair, ekspozitë apo aktivitet kolektiv, karvan historik apo parada, xhiro panoramike, itenerare turistike e pjesmarrje si i ftuar në një event? E zgjidhim me targën e përkohshme! (Mjeti do paiset me TPL dhe Fletëudhëtimi si edhe do kryejë verifikim teknik. Targat PRK duhet të kthehen pas përdorimit! DPSHTRR po punon për rregjistrin e mjeteve historike, me vlera koleksioni e riprodhimet.)

Tjetër lehtësim: Kur ju dëmtojnë targën mjafton ta ktheni dhe ne do ju paisim me targën e njëjtë! Nuk ke pse ndrron komplet dokumentacionin, as pse bën më kontroll fizik dhe më e rëndësishmja, paguan vetëm koston e 1 targe, me po ato numra e gërma! JO stres! JO angarira dublikatesh. Kursim kohe e lekësh! (Praktika e re në fjalë nuk mundësohet për rastet e humbjes së targës/targave dhe jo për formatet e dala nga prodhimi!)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e dyfishtë në Ballsh, familja e autorit dhe e viktimave në 'luftë' ligjore për fëmijët e mitur
Kush janë tre elektriçistët ‘heronj’ që sfiduan borën në Valbonë »
Article Logic
Execution time: 0.011908054351807
array(1) { ["section"]=> string(72) "targat-e-makinave-dpshtrr-merr-dy-vendime-lehtesuese-per-shoferet-149556" }