Targat e Provës, Drejtoria e Transporteve: Nga sot aplikimi bëhet online

Publikuar tek: aktualitet, më 12:28 11-02-2019 Targat e Provës, Drejtoria e Transporteve: Nga sot aplikimi bëhet online

Subjektet nuk do të sorrollaten më për të siguruar për automjetin e tyre një Targë Prove.

 

Nga data 11 shkurt, (sot) aplikimi dhe ndjekja e procedurës do të bëhet online me qëllim shmangien e vonesave dhe abuzimit. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, përmes një njoftimi zyrtar.

Sipas DPSHTRR-së subjektet do të mund të aplikojnë online edhe për rinovimin e autorizimeve të dhëna para 2018-s apo nëse do të bëjnë një aplikim të ri për sipas Licensës/Aktivitetit.

Falë reformave për lehtësimin e shumë shërbimeve të ndërmarra së fundmi, shumë aprovime e praktika po bëhen online.

“Nga 11.2.2019 Aplikimi për Targë Prove Online!

-Rinovim i Autorizimeve të dhëna para 2018!

-Aplikim i ri për subjektet sipas Licensës/Aktivitetit!

-Aprovimi/Informimi me email! FUND sekserëve e sorrollatjeve!

-Kategorizim i TPL sipas mjeteve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Nga 1 shkurti sikurse ishte premtuar, targat e Provës po jepen me regjistër të veçantë dhe në sistem.

Ndryshimi vjen me Librin e Lëvizjes që do dokumentojë shasinë, datën, emrin e personit në timon (përgjegjësi/vartësi i subjektit)! DPSHTRR do rinovojë targat e dhëna më parë duke aplikuar kushtet e reja. Ndryshimi lehtëson kontrollin nga Policia Rrugore dhe nga Task Forca e Transportit Rrugor, zgjidh problemin e vjetër të autorizimit të kufizuar vjetor duke e bërë automatikisht të rinovueshme të drejtën e përdorimit me blerjen e Librit të Lëvizjes (kush lëviz më pak, shpenzon më pak), rritet e drejta e përdorimit nga çdo i autorizuar/punësuar/vartës i subjektit, disiplinon në vetvete lëvizjet me këtë targë duke u bazuar te vetdeklarimi në Librin që shoqëron targën në automjet dhe i jep seriozitet vetë Targës së Provës për një mbulim të plotë këtej e tutje me TPL nga siguracionet. Tarifat ekonomike, rinovim i të gjitha targave aktualisht në përdorim ose që kishin skaduar si autorizime!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032533168792725
array(1) { ["section"]=> string(77) "targat-e-proves-drejtoria-e-transporteve-nga-sot-aplikimi-behet-online-152364" }