Targat me çip, Ministria: Nuk ka asnjë vendim por është paraqitur një ofertë e pakërkuar

Publikuar tek: ekonomi, më 19:52 29-01-2016 Targat me çip, Ministria: Nuk ka asnjë vendim por është paraqitur një ofertë e pakërkuar

Ministria e Transporteve ka sqaruar se deri më tani nuk asnjë vendim në lidhje “Konçension të targave me çip” dhe se është e vendosur që të mbrojë interesat e qytetarëve.

Në një deklaratë për mediat, ministria sqaron se “pranë ministrisë është paraqitur një ofertë e pakërkuar për të investuar në një sistem monitorimi të trafikut, midis të tjerave, edhe nëpërmjet vendosjes së një çipi në automjetet e riregjistruara në Republikën e Shqipërisë. Ky propozim është paraqitur nga kompania Porta Saber sh.p.k”.

“Jo vetëm që Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës nuk mund të ndalojë subjekte të ndryshme private për të paraqitur propozime të pakërkuara, por kjo Ministri ka detyrimin ligjor për të ndërmarrë të gjitha hapat e parashikuara nga ligji deri në marrjen e vendimit për vlerësimit për çdo propozim të pakërkuar:, thuhet njoftim.

Edhe në rastin në fjalë, MTI ka ndjekur thjesht dhe vetëm procedurën ligjore, ndërkohë që NUK ka asnjë vendim në lidhje me këtë propozim”

MTI, së bashku me pjesëmarrjen e institucioneve të tjera qendrore, ka ngritur një grup pune që në bazë të ligjit ka për qëllim të vlerësojë interesin publik të kërkesës së paraqitur, si dhe pranueshmërinë teknike dhe ekonomike të saj. Janë kontaktuar mes të tjerësh edhe Autoriteti i Konkurrencës dhe Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave Personale, të cilët gjithashtu duhet të shprehin opinionin e tyre.

“Sot, NUK ka asnjë vendim për ofertën e paraqitur, as nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, as nga institucionet e tjera përgjegjëse. Sot, ka vetëm një procedurë për vlerësimin e propozimit së pakërkuar, vlerësim të cilin ligji e kërkon për çdo propozim të pakërkuar që dorëzohet në Ministri. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës garanton çdo sipërmarrës se propozimet e tyre do të shqyrtohen me transparencë dhe profesionalizëm të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, por gjithmonë në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe në shërbim të shtetasve të Republikës së Shqipërisë”, nënvizohet në njoftim.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090398788452148
array(1) { ["section"]=> string(92) "targat-me-cip-ministria-nuk-ka-asnje-vendim-por-eshte-paraqitur-nje-oferte-e-pakerkuar-31282" }