Tarifa e energjisë elektrike për 2018-ën, OST jep 4 variante, ja sa do të ndryshojë çmimi

Publikuar tek: aktualitet, më 09:41 27-12-2017 Tarifa e energjisë elektrike për 2018-ën, OST jep 4 variante, ja sa do të ndryshojë çmimi

Operatorti i transmetimit pranë Entit Rregullator të energjisë ka paraqitur 4 variante për ndryshimin e tarifës për të siguruar aktivitetin normal gjatë 2018-ës . 

Propozimet u bënë publike gjatë seancës së parë dëgjimore, ku u përcaktua se çmimi i energjisë parashikohet të ndryshojë deri në 1.52 lekë për kwh, nga 0.65 kwh  që është aktualisht. Sipas drejtorit ekonomik pranë OST, Ervin Alliu  ndryshimi i tarifës lidhet me kostot potenciale të operatorit  për shërbimet ndihmëse, koston e borxhit dhe humbjen.

“Për shkak të parashikimit të ligjit për energjinë elektrike, nga 1 janari i 2018 OST do të duhet t’i blejë humbjet në treg dhe jo më me çmim tregues që merr nga KESH sh.a. Ky është një zë që sjell një diferencë prej rreth 900 – 915 milionë lekë, krahasuar me atë çfarë ne blejmë aktualisht dhe vetëm kjo përkthehet në një rritje të tarifës prej 0.16 lekësh. Vetëm blerja e humbjeve në tregun e lirë”, është shprehur Alliu.

Sakaq, pritet në ditët në vijim se çfarë do të vendosë Enti Rregullator lidhur me propozimet e OST për ndryshimin e tarifës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.054347991943359
array(1) { ["section"]=> string(94) "tarifa-e-energjise-elektrike-per-2018-en-ost-jep-4-variante-ja-sa-do-te-ndryshoje-cmimi-104495" }