Tarifa e regjistrimit në Arsimin e Lartë, gjatë 2016-s qeveria rriti me 246% të ardhurat

Publikuar tek: ekonomi, më 15:10 10-04-2017 Tarifa e regjistrimit në Arsimin e Lartë, gjatë 2016-s qeveria rriti me 246% të ardhurat

Gjatë 2016-s qeveria rriti me 246% të ardhurat nga tarifa e regjistrimit në arsimin e lartë.

Rritja e tarifave për të studiuar në universitet publike ngjalli reagime të shumta dhe pakënaqësi tek studentët.

Sipas shifrave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, rezulton se të ardhurat nga tarifa e regjistrimit në arsimin e lartë gjatë vitit të kaluar arritën në 8 milionë euro (1,079,850,000 lekë) ndërsa më 2015 të ardhurat nga kjo tarifë ishin vetëm 311 milionë lekë ose 2,2 milionë euro.

Madje arkëtimet në këtë drejtim kanë qenë shumë të larta se pritshmëritë pasi, plani të ardhurave nga kjo tarifë ishte 380 milionë lekë më 2016, teksa u grumbulluan gati tre herë më shumë.

Por të ardhurat nga tarifa e regjistrimit ne arsimin e larte, janë vetëm një nga të katër zërat e tarifave që vilen aktualisht:

Sipas ligjit të ri për arsimin e lartë që u miratua në vitin 2015 numërohen katër tarifa që vilen ndaj studentëve që ndjekin arsimin e lartë. Ato janë:

1- “Tarifa e aplikimit” është vlera monetare që paguan studenti për aplikim në një program studimi.

2- “Tarifa e konkurrimit” është vlera monetare që paguan studenti për të konkurruar pranë institucionit të arsimit të lartë për të fituar në një program studimi, në ato raste kur institucioni parashikon zhvillimin e konkursit.

3-“Tarifa e regjistrimit” është vlera monetare që paguan studenti për t’u regjistruar në një program studimi.

4-“Tarifa e shkollimit” është vlera monetare që paguan studenti për ndjekjen e një programi studimi pranë një institucioni të arsimit të lartë.

Tarifat përcaktohen nëpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave dhe udhëzimeve të posaçme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17651605606079
array(1) { ["section"]=> string(92) "tarifa-e-regjistrimit-ne-arsimin-e-larte-gjate-2016-s-qeveria-rriti-me-246-te-ardhurat-74706" }