Tashmë ka tre njerëz me pasuri mbi 100 miliard dollarë

Publikuar tek: bota, më 16:31 19-06-2019 Tashmë ka tre njerëz me pasuri mbi 100 miliard dollarë

Bernard Arnault, njeriu më i pasur në Europë i është bashkuar tashmë Jeff Bezos dhe Bill Gates në klubin më ekskluziv të njerëzve me mbi 100 miliard dollarë pasuri.

Arnault, pronar i LVMH, e kaloi 100 miliardshin të martën kur aksionet e kompanisë u rritën në vlerën rekord me 2.9%. Vetëm gjatë vitit të fundit pasuria e pronarit të Moët Hennessy - Louis Vuitton u rrit me 32 miliard dollarë.

Multimiliarderët e Francës zënë një vend të konsiderueshëm në listën e personave më të pasur në botë. Francois Pinault i Kering SA, trashëgimtarja e L'Oréal, Françoise Bettencourt Meyers panë një pasuri prej më shumë se 50 miliard dollarë. Në këtë listë janë edhe vëllezërit e parfumit Chanel, Gerard dhe Alain Wertheimer, pasuria e të cilëve u rrit me 9.8 miliard dollarë këtë javë.

Por pasuria e Arnault, që tashmë shkon në 100.4 miliard dollarë, e rendit atë ndër 3 njerëzit më të pasur në botë. Pasuria e tij tashmë është sa 3% e ekonomisë së Francës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026109933853149
array(1) { ["section"]=> string(61) "tashme-ka-tre-njerez-me-pasuri-mbi-100-miliard-dollare-168881" }