Tashmë mund të firmosni peticionin për mbrojtjen e Kanioneve të Nivicës

Publikuar tek: aktualitet, më 19:33 14-01-2016 Tashmë mund të firmosni peticionin për mbrojtjen e Kanioneve të Nivicës

Firma e Ministrisë së Kultiurës që i hap rrugën ndërtimit të një hidrocentrali, rrezikon të shkatërrojë përgjithmonë bikuritë e mahnitshme të Kanioneve të Nivicës si dhe të zhdukë nga tokat përreth qindra objekte arkeologjike që presin dorën e njeriut për të dalë në dritën e diellit.

Por shpresa e mijëra qytetarëve për ta shpëtuar këtë zonë nga shkatërrimi është ende e gjallë. Së fundmi në internet është hapur edhe një peticion kundër ndërtimit të hidrocentralit që vetëm në pak minuta ka arritur të mbledhë 65 firma.

Kushdo mund t’i bashkohet kësaj nisme. Firmosni peticionin duke klikuar KËTU!

“Mbi 3 milion vjet ka punuar natyra që ka krijuar këtë Perlë, këtë monument natyrore (Pliocen-Kuaternar), ndërsa ju si institucioni që duhet ta mbronit, po e zhdukni sëbashku me gjurmët e qytetërimit Ilir që fshihen në Nivicë, me ndërtimin e një hidrocentrali.

Ne, Niviciotët, ambjentalistët, aktivistët, qytetarët dhe fshatarët e Shqipërisë, jemi për këtu ta mbrojtur këtë perlë, këtë pikturë dhe skulpturë të natyrës, për ta ndaluar këtë shkatërrim barbar, që as pushtuesit ndër shekuj nuk e kanë bërë.

Ne i themi JO!‪

#TaMbrojmeNivicen”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pothuajse asnjë shans për referendum kushtetues
Ky është shqiptari me rrezikshmëri të lartë, dy dënime të përjetshme »
Article Logic
Execution time: 0.011166095733643
array(1) { ["section"]=> string(77) "tashme-mund-te-firmosni-peticionin-per-mbrojtjen-e-kanioneve-te-nivices-30013" }