Tashmë një fuçi, kushton më shtrenjtë se një fuçi me naftë*

Publikuar tek: bota, më 17:58 18-01-2016 Tashmë një fuçi, kushton më shtrenjtë se një fuçi me naftë*

Askush nuk e besoi kompaninë automobile britanike “RAF” kur tha se shumë shpejt nafta do të kushtojë më lirë se sa një shishe ujë, por duket se parashikimi i tyre po shkon drejt së vërtetës.

Tashmë një fuçi naftë ka rënë në vlerën më të ulët rekord prej 30 dollarësh. Ndërsa sipas një llogarie të thjeshtë, një fuçi me naftë bruto, tashmë kushton më lirë se vetë hekuri që është dashur për të prodhuar fuçinë. Një fuçi nafte mban 42 gallon naftë ose benzinë, rreth 159 litra.

Madje në internet ka nisur edhe humori me krahasime si “dy pica të mëdha kushtojnë më shumë se një fuçi naftë” ndërsa dikush tjetër shkruan “jam i sigurt se shumë shpejt një fuçi naftë do kushtojë më lirë se një teke uiski në pub-et e Londrës”.

*Ky shkrim ka kuptim vetëm në pjesën tjetër të botës, ku nafta është disa herë më e lirë se në Shqipëri dhe çmimi i saj vazhdon të bjerë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039169073104858
array(1) { ["section"]=> string(63) "tashme-nje-fuci-kushton-me-shtrenjte-se-nje-fuci-me-nafte-30325" }