Tashmë test droge dhe alkooli për aplikuesit për patentë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:20 15-06-2015 Tashmë test droge dhe alkooli për aplikuesit për patentë Foto ilustruese

Tashmë çdo aplikant për patentë do të kryejë analizat për të ditur nëse vuan nga alkooli apo është i varur nga droga.

“Të gjitha vizitat regjistrohen një një dokument të veçantë, duke shënuar çdo shqetësim që mund të ketë një person. Çdo person që aplikon për lejedrejtimi, fillimisht duhet të pajiset me formularët qëdo të përcaktojnë gjëndjen e shëndetësore, para kalimit në provimin për leje drejtimi”. Kjo është ajo çfarë thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Të specifikohen sëmundjet e gjakut, sëmundjet e aparatit eurogjential dhe pamjaftueshmëria e rëndë e veshkave” thuhet në udhëzimin e ministrisë .

“Tarifat e shërbimit janë si më poshtë: Paisje me autorizim për kryerjen e kursit teorik 500 lekë. Provimi i njohurive teorike 500 lekë. Paisje me autorizim për kryerjen e kursit praktik 200 lekë. Provimi i njohurive praktike 1000 lekë(A, B, BE) dhe 1300 lekë (C, D, CE). Vlera e kartonit të lejedrejtimit është 3500 lekë”, - thuhet në vendimin e Drejtorisë së Transportit Rrugor. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Postimi i stafit të kandidatit, në 3 fjali rreth 17 gabime ortografike
Mbytja e të riut në Gjirin e Lalzit, Beqaj: Vonesa prej 25 minutash e ambulancës është e pranueshme »
Article Logic
Execution time: 0.01259708404541
array(1) { ["section"]=> string(62) "tashme-test-droge-dhe-alkooli-per-aplikuesit-per-patente-13624" }