TASK-FORCAT nuk ndalin/ Pas ujit, nis aksioni edhe me dritat. OSHEE ndërpret lidhjet e paligjshme, çon në polici 5 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 10:45 07-07-2017 TASK-FORCAT nuk ndalin/ Pas ujit, nis  aksioni edhe me dritat. OSHEE ndërpret lidhjet e paligjshme, çon në polici 5 persona

Kontrolli për ndërhyrjet e paligjshme në rrjetin elektrik, Task Force e OSHEE aksion në Shkodër, Burrel dhe Tiranë.

Grupet e Task Forces në drejtoritë rajonale Shkodër, Burrel dhe Tiranë janë duke ushtruar kontrolle në lidhje me ligjshmërinë e furnizimit me energji elektrike të subjekteve private dhe familjare.

Në Tiranë, kontrollet jane fokusuar në aksin Vaqarr-Pezë-Ndroq, si dhe Qesarak, Sauk dhe në zonën e Kamzës dhe Laprakës.

Si rezultat I këtij aksioni në te trija rajonet e lartpërmendura, janë shoqëruar në polici 5 shtetas, tre prej tyre biznesmenë (3 në Shkodër, 1 në Mirditë dhe 1 shtetas në Tiranë).

Më herët, gjatë 24 orëve të fundit, në Fier janë shoqëruar në polici 4 abonentë, për vjedhje të energjise elektrike.

Kryesisht, mekanizmi i përdorur është ndërhyrja në matës, duke ulur abuzivisht konsumin.

Aksioni vijon në të gjithë vendin ku priten të tjera arrestime.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042918920516968
array(1) { ["section"]=> string(124) "task-forcat-nuk-ndalin-pas-ujit-nis-aksioni-edhe-me-dritat-oshee-nderpret-lidhjet-e-paligjshme-con-ne-polici-5-persona-85340" }