Tatimet japin informacionin e rëndësishëm për bizneset: KUJDES! Verifikoni e korrigjoni deklaratat

Publikuar tek: ekonomi, më 12:38 14-04-2017 Tatimet japin informacionin e rëndësishëm për bizneset: KUJDES! Verifikoni e korrigjoni deklaratat

Drejtoria e Tatimeve jep një njoftim të rëndësishëm për të gjitha bizneset duke bërë me dije se në sistemin elektronik të administratës tatimore është përfshirë komunikimi dhe transmetimi i të dhënave me sistemin elektronik të administratës doganore.

Tashmë të dhënat nga sistemi doganor si për importin ashtu edhe eksportin e mallrave, janë të disponueshme edhe për administratën tatimore.

Në sistemin elektronik CATS, transmetohen dhe përpunon në kohë reale jo vetëm të dhënat e deklaratave të importit e eksportit, marrë nga dogana, por edhe diferencat që rezultojnë për këto regjime, mes të dhënave që disponon dogana me ato që disponon administrata tatimore.

“Ky është një zhvillim teknologjik i rëndësishëm i cili ndihmon të dy administratat në rritjen e komunkimit përmirësimin e shërbimeve por edhe evidentitmin e shkeljeve. Në këtë kuadër, sjellim në vëmendjen e tatimpaguesve, të cilët operojnë në regjim importi apo eksporti të mallrave, të tregohen të kujdesshëm dhe të saktë në deklarimet e tyre. Raportimet e tyre duhet të jenë të njëjta për të dy administratat, atë doganore dhe atë tatimore.

Administrata Tatimore ju fton të konsultoheni edhe një herë me deklarimet e bëra, me qëllim  korrigjimin për përputhjen reale të situatës, për të shmangur masat shtrënguese në rastet e mospërputhjeve”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së Tatimeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027620077133179
array(1) { ["section"]=> string(102) "tatimet-japin-informacionin-e-rendesishem-per-bizneset-kujdes-verifikoni-e-korrigjoni-deklaratat-75163" }