Tatimet japin lajmin e rëndësishëm: Si mund të përfitoni nga ligji i fshirjes së detyrimeve deri më 31 dhjetor

Publikuar tek: ekonomi, më 12:16 13-12-2017 Tatimet japin lajmin e rëndësishëm: Si mund të përfitoni nga ligji i fshirjes së detyrimeve deri më 31 dhjetor

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kujton të gjithë tatimpaguesve që plotësojnë kushtet ligjore të përfitojnë nga zbatimi i Ligjit Nr.33/2017 deri në datë 31 Dhjetor 2017.

 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes /shuarjes së detyrimeve tatimore”, parashikon ndër të tjera se; tatimpaguesit përfshihen në fushën e zbatimit të tij, me kushtin që gjobat dhe kamatvonesat, fshihen pas pagesës së detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. E drejta e pagesës së këtyre detyrimeve (principali), është brenda datës 31.12.2017, njofton drejtoria e Tatimeve.

1. Për të gjithë tatimpaguesit që përfshihen në fushën e zbatimit të këtij ligji, gjobat dhe kamatëvonesat e të cilëve rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të fshihen/shuhen pas pagesës deri me 31.12.2017, të detyrimit (principal) sipas llojit të tatimit dhe detyrimeve (principali) i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për periudhen tatimore 2011-2014.

2. Subjektet, për të cilat fshirja/shuarja e detyrimit aplikohet me kusht, nuk përfitojnë fshirje/shuarje të detyrimit nëse nuk përmbushin kushtet brenda datës 31.12.2017.

3. Subjektet tatimpagues që kanë të pashlyera detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore (principali) që i përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë duhet të paguajnë detyrimin (principalin).

4. Dënimet administrative dhe kamatëvonesat për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e subjektit, fshihen/shuhen pa kusht.

5. E drejta e subjekteve që përfitojnë nga dispozitat e këtij ligji ushtrohet brenda datës 31.12.2017.

Deri tani nga procesi i fshirjes së detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 kanë përfituar më shumë se 28,535 tatimpagues.

Me përfundimin e afatit të zbatimit të Ligjit të Faljes, nga adminsitrata tatimore do të merren menjëherë të gjitha masat e parashikuara në lëgjislacion për mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara duke filluar nga bllokimi bankar, vendosja e barrave siguruese/ hipotekore dhe në rast të mospërmbushjes së detyrimit, sekuestrim dhe konfiskimin i pasurive të luajtshme dhe të paluatjshme, thuhet nga drejtoria e Tatimeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02460789680481
array(1) { ["section"]=> string(116) "tatimet-japin-lajmin-e-rendesishem-si-mund-te-perfitoni-nga-ligji-i-fshirjes-se-detyrimeve-deri-me-31-dhjetor-102918" }