Tatimet japin njoftimin e rëndësishëm: Ja afati i fundit i ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2

Publikuar tek: ekonomi, më 14:59 11-08-2020 Tatimet japin njoftimin e rëndësishëm: Ja afati i fundit i ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton se afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2 është data 25 Gusht 2020.

DPT thotë se të gjithë tatimpaguesit duhet të kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive te tyre bankare si dhe te te dhenave identifikuese personale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2.

Administrata Tatimore do të vijojë me proҫesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga çdo tatimpagues apo individ duke siguruar korrektesën dhe përkushtimin maksimal për përfundimin nё kohё dhe sa mё parё tё këtij proҫesi brenda afateve tё caktuara.

Ftojmë të gjithë tatimpaguesit, tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010095834732056
array(1) { ["section"]=> string(131) "tatimet-japin-njoftimin-e-rendesishem-ja-afati-i-fundit-i-ankesave-per-perfitim-te-ndihmes-financiare-sipas-paketave-1-dhe-2-216807" }