Tatimet njoftim për bizneset: Kujdes! Afati i fundit më 30 mars për...

Publikuar tek: ekonomi, më 10:25 29-03-2019 Tatimet njoftim për bizneset: Kujdes! Afati i fundit më 30 mars për...

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u rikujton tatimpaguesve, se data 30 mars është afati i fundit i pagesës së kësteve të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2019, bazuar në nenin 30 të ligjit nr.8438 dt.28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.

Tatimet theksojne se duke qenë se data 30 mars është ditë pushimi, për të shmangur çdo mbingarkesë të mundshme të sistemit bankar, DPT i kërkon tatimpaguesve që pagesa e kësteve të kryhet brenda datës së sotme 29 mars.

"Në rast mospagimi të detyrimit brenda afateve ligjore, tatimpaguesi penalizohet në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar. Sipas dispozitave ligjore, detyrimin e pagesës e kanë tatimpaguesit, të cilët kanë përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Fitimin.

Admnistrata Tatimore mbetet e angazhuar të informojë me korrektësi tatimpaguesit mbi të drejtat dhe detyrimet tatimore", citohet në njoftim. 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0062839984893799
array(1) { ["section"]=> string(72) "tatimet-njoftim-per-bizneset-kujdes-afati-i-fundit-me-30-mars-per-158347" }