Tatimet paralajmërojnë bizneset e turizmit: Nuk ju ndahemi me kontrolle, përmirësoni deklarimin për xhiron

Publikuar tek: ekonomi, më 09:09 22-06-2018 Tatimet paralajmërojnë bizneset e turizmit: Nuk ju ndahemi me kontrolle, përmirësoni deklarimin për xhiron

Janë rreth 1,200 tatimpagues që kanë reaguar pozitivisht ndaj ftesës së Administratës Tatimore për të përmirësuar deklaratën e TVSH-së, duke filluar nga periudha maj 2018. Kjo në kuadër të planit të masave që po zbaton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për sezonin turistik.

Këta tatimpagues, të cilët duhet ta reflektojnë këtë sjellje edhe duke realizuar pagesat për të gjithë muajt e sezonit turistik, nuk do të bëhen objekt i verifikimeve nga strukturat e zbatimit, i vizitave fiskale, i monitorimit të xhiros së realizuar apo i kontrolleve nga zyra.

Objekt i kontrolleve të plota do të jenë vetëm tatimpaguesit, të cilët nga analiza kanë rezultuar me risk të lartë për sezonin e kaluar turistik dhe nuk përmirësojnë në nivele të pranueshme vetëdeklarimin e tyre lidhur me xhiron pagesat e TVSH-së, numrin e të punësuarve për të gjithë muajt e sezonit turistik.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, inkurajon tatimpaguesit që të përmbushin në kohë dhe me korrektësi detyrimet e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023358106613159
array(1) { ["section"]=> string(111) "tatimet-paralajmerojne-bizneset-e-turizmit-nuk-ju-ndahemi-me-kontrolle-permiresoni-deklarimin-per-xhiron-125319" }