Tatimet shqyrtojë risqet në bazë të mos-përmbushjes së perspektivave në disa fusha (SKEMA E KONTROLLIT)

Publikuar tek: ekonomi, më 16:25 07-07-2016 Tatimet shqyrtojë risqet në bazë të mos-përmbushjes së perspektivave në disa fusha (SKEMA E KONTROLLIT)

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve  paraqitur një skemë grafike ku jepen detaje se si do të funksionojnë kontrollet me bazë risku.

Si hap i parë përcaktohen listat e përzgjedhura nga risku. Më pas për çdo kategori të tatimpaguesve janë përgatitur njoftime specifike sensibilizuese dhe informuese, në vartësi të problematikës së tatimpaguesit.

Pas përcaktimit të listave krijohet grupi i punës, nga Drejtoria e Riskut. Grupi i punës i dërgon njoftim subjekteve për paraqitje në Drejtorinë e Riskut. Subjekti paraqitet  dhe informohet për situatën.

Më pas ndryshohet përgjegjësia tatimore dhe bëhet vlerësim i situatës sipas rastit. Nëse palët (tatime dhe subjekt) nuk bien dakord nis verifikimi fizik  dhe vlerësimi i situatës. Më tej saktësohen përgjegjësitë tatimore.

Drejtoria e Rriskut në tatime ka seleksionuar deri më tani 10 lista me tatimpagues të identifikuar me risk të lartë për fenomene specifike.

Modeli i Riskut Tatimor është model shumëdimensional, i cili shqyrton risqet e mos-përmbushjes në tre perspektiva:

– Në perspektivën e parë, rregullat e riskut analizojnë performancën relative të çdo tatimpaguesi ndër vite për deklarimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore te regjistruara.

– Në perspektivën e dytë performanca e çdo tatimpaguesi krahasohet me mesataren e performancës së sektorit ku tatimpaguesi ushtron aktivitetin ekonomik.

– Në prespektivën e tretë performanca e sektorit ekonomik krahasohet me performancën e të njëjtit sektor në rajone të ndryshme dhe në rang kombëtar.

Strategjia e BE-së për menaxhimin e riskut të përmbushjes rekomandon se përpjekjet për uljen e evazionit tatimor duhet të përqendrohen në të gjithë sektorët, tatimet ose proceset ku ka rreziqe të dukshme dhe jo mbi një përzgjedhje të pastrukturuar të tatimpaguesve individualë për kontroll, bazuar vetëm në pikët e riskut nga një model kompjuterik.

tatimet_skema.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035737991333008
array(1) { ["section"]=> string(107) "tatimet-shqyrtoje-risqet-ne-baze-te-mos-permbushjes-se-perspektivave-ne-disa-fusha-skema-e-kontrollit-45851" }