Tatimet: Të shmangim evazionin fiskal, artistët të paguajnë taksa

Publikuar tek: ekonomi, më 17:52 30-01-2017 Tatimet: Të shmangim evazionin fiskal, artistët të paguajnë taksa

Artistët në Shqipëri deri tani nuk janë tatuar për fitimet që realizonin pasi nuk ua ka njohur ligji si detyrim. Shuma që artistët fitojnë shkon në miliona lekë brenda një kohe të shkurtër, (rasti i këngëtarëve). Drejtoria e Tatimeve ka vendosur t'i jap fund evazionit fiskal, duke detyruar artistët të formalizojnë bizneset. 

Me anë të një njoftimi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë, personave fizikë, juridikë apo profesioneve të lira në fushën e ekonomisë së artit dhe industrisë krijuese të cilët janë objekt i këtij ligji, që të paraqiten pranë organave tatimore për formalizimin e aktivitetit të tyre dhe shlyerjen e detyrimeve duke u paisur me një NIPT, raporton newsbomb.al.

Njoftimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve:
Ekonomia e artit dhe industrisë krijuese dhe detyrimet tatimore që rrjedhin prej saj

Në vijim të përpjekjeve të administratës tatimore për të formalizuar biznesin dhe shmangur evazionin fiskal, duke mundësuar që çdo veprimtari ekonomike e cila sipas nenit 6 të ligjit nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, duhet të bëhet i identifikueshëm duke u regjistruar e pajisur me numrin unik të identifikimit (NIPT), sipas detyrimit të vendosur nga neni 40 i ligjit të lartpërmendur,apo të deklarojë të ardhurat  e realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, bazuar në nenet  8, 13 dhe 16 të ligjit, nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, si dhe nenit 10 të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për taksat vendore”, i ndryshuar dhe të kryejë shlyerjen e detyrimit mbi të ardhurat, sigurimin e punonjësve etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ju bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë, persona fizikë, juridikë apo profesioneve të lira në fushën e ekonomisë së artit dhe industrisë krijuese të cilët janë objekt i këtij ligji, që të paraqiten pranë organave tatimore për formalizimin e aktivitetit të tyre dhe shlyerjen e detyrimeve të mësipërme.

Administrata tatimore, ka konstatuar së fundmi se një pjesë e mirë e këtij sektori, që janë subjekt i ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” i është përgjigjur thirrjes së saj në lidhje me detyrimet tatimore që rrjedhin ndaj tyre në funksion të zhvillimit të aktivitetit të tyre ekonomik, dhe është e gatshme të këshillojë në çdo kohë, të gjitha entet apo individët të cilët dëshirojnë të formalizohen dhe të kontribuojnë në procesin e luftës ndaj evazionit fiskal. 

Përpjekja për të ndaluar një herë e mirë evazionin fiskal e ndërmarrë në vijimësi nga organet tatimore shtrihet në të gjitha fushat e veprimtarive ekonomike, përfshi edhe ekonominë e artit dhe atë të industrisë krijuese. Muzika, artet pamore, publiciteti, krijimet audio vizive komerciale si pjesë themelore e ekonomisë së artit dhe objekt i konsumit të përditshëm të qytetarëve, kanë qenë dhe do të mbeten në fokusin e administratës tatimore paralelisht me çdo veprimtari tjetër ekonomike.
/Newsbomb.al/ 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03050708770752
array(1) { ["section"]=> string(69) "tatimet-te-shmangim-evazionin-fiskal-artistet-te-paguajne-taksa-67142" }