Tatimet u çojnë mesazh punonjësve, nëse nuk aplikon punëdhënësi për ndihmën, do përfitoni direkt

Publikuar tek: ekonomi, më 08:43 31-05-2020 Tatimet u çojnë mesazh punonjësve, nëse nuk aplikon punëdhënësi për ndihmën, do përfitoni direkt Ilustruese

Një mesazh nga tatimet u ka shkuar gjatë ditës së sotme mijëra individëve që janë përfitues të ndihmës financiare nga paketa e dytë.

“Administrata Tatimore ju informon se jeni përfitues i masës prej 40.000 lekë, mbështetje e Qeverisë Shqiptare, pjesë e Paketës se zgjeruar të ndihmës financiare. Në rast se tatimpaguesi ku ju jeni/keni qenë i punësuar, nuk do të aplikojë brenda datës 05 Qershor 2020, pagesa per ndihmën financiare do të kryhet menjeherë në llogarinë tuaj, në mënyrë automatike. Për çdo pyetje ju lutem kontaktoni: 0800 0002.Faleminderit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve”.

Mesazhi po dërgohet pasi dy ditë më parë Këshilli I Ministrave miratoi ndryshime në vendimin për paketën e dytë financiare, ku dy ishin rishikimet më thelbësore:

-së pari, u zgjerua afati i përfituesve, pasi tashmë e marrin ndihmën të gjithë të larguarit nga puna nga biznesi I madh ngamidis datës 1 mars dhe 17 maj (më parë ishte nga 12 marsi në 10 prill).

Së dyti, nëse punëdhënësi nuk aplikon për punonjësin, individi përfiton automatikisht. Ndërkohë punëdhënësi merr dhe një gjobë prej 50 mijë lekësh. https://www.monitor.al/zgjerohet-lista-e-perfituesve-per-pagen-40-mije-leke-e-marrin-te-larguarit-nga-puna-nga-1-marsi-deri-ne-17-maj/

Nga këto ndryshime janë shtuar në skemë edhe 32 mijë përfitues të tjerë, duke e çuar numrin e tyre në 210 mijë. Deri tani rreth 108 mijë individë e kanë marrë pagesën. https://www.monitor.al/tatimet-publikojne-listen-e-63-mije-individeve-te-rinj-perfitues-per-pagen-40-mije-leke-si-te-aplikoni/ Monitor

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009415864944458
array(1) { ["section"]=> string(101) "tatimet-u-cojne-mesazh-punonjesve-nese-nuk-aplikon-punedhenesi-per-ndihmen-do-perfitoni-direkt-208472" }