Drejtoria e Tatimeve në bashkëpunim me Policinë e Vlorës ka vijuar aksionin për konstatimin dhe gjobitjen e shkeljeve në fushën e tatim-taksave në qytetin e Vlorës.
Gjatë kontrolleve të përbashkëta në operacionin e kryer tre ditët e findit janë ushtruar kontrolle në 87 subjekte të ndryshme dhe janë identifikuar 18 shkelje. Gjithsej gjatë muajit korrik, në Vlorë janë gjobitur 141 subjekte me një vlerë totale prej 10 milionë lekësh të reja.