Tatimorët ashpërsojnë goditjet kundër informalitetit: Bllokohet MEGATEK (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:39 24-08-2019 Tatimorët ashpërsojnë goditjet kundër informalitetit: Bllokohet MEGATEK (FOTO) Foto e shperndare nga Rama - Qendra Megatek

Kreyministri Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme disa foto nga bizneset e mbyllura ditën e sotme nga Hetimi Tatimor, në kuadër të luftës kundër informalitetit.

‘S’ka të shtunë e të dielë dhe as orar zyrtar për skuadrat e angazhuara në luftën kundër informalitetit dhe ndjekjen po ashtu, të denoncimeve të qytetarëve, përmes aplikacionit STOP INFORMALITETIT. Ka shkuar në 7750 numri i qytetarëve që e kanë shkarkuar aplikacionin’, shkruan Rama krah fotove, ndërsa mes tyre ka subjekte të njohura, siç është qendra tregtare Megatek.

Nuk dihet nëse qendra Megatek është gobitur apo është mbyllur nga tatimorët në këtë fazë të ashpërsimit të masave kundër paligjshmërisë, ndërsa dhe interesimi i qytetarëve që kanë komentuar ka qenë i lartë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072050094604492
array(1) { ["section"]=> string(82) "tatimoret-ashpersojne-goditjet-kunder-informalitetit-bllokohet-megatek-foto-176248" }