Tatimorët letër subjekteve: Do jeni në monitorim të vazhdueshëm

Publikuar tek: ekonomi, më 14:09 07-09-2016 Tatimorët letër subjekteve: Do jeni në monitorim të vazhdueshëm

Drejtoria Rajonale e Tatimeve u ka dërguar një letër të gjithë subjekteve tatimpaguese ku kërkon sqarim se përse është ulur numri i kuponëve tatimorë. Tatimet i paralajmërojnë se nëse situata do vazhdojë të jetë e tillë do të zhvillohen kontrolle të tjera nga administrata tatimore.

Shkresa e plotë dërguar subjekteve:

Të  nderuar  Tatimpagues!

Në  kuadër të masave të marra për sensibilizimin e tatimpaguesit si dhe duke vlerësuar treguesit tuaj të deklaruar mbi lëshimin e kuponave tatimorë, nisur nga transmetimi i pajisjeve fiskale rezulton se nga ana juaj është ulur ndjeshëm nr. i kuponave si dhe xhiro e realizuar , krahasuar me tremujorin e dyte  të vitit 2016!

Ju kujtojmë se, në funksion të zbatueshmërisë së Legjislacionit Tatimor,nga ana e Drejtorisë Rajonale Tiranë do jeni në monitorim të vazhdueshëm dhe nëse konstatohet në vijimësi i njëjti fenomen do të jeni objekt kontrolli .

Nga ana juaj, duhet të merrni masa për deklarimin real të qarkullimit të aktivitetit tuaj, duke lëshuar kupon për çdo shitje të  realizuar me para në dorë.

Duke Ju falenderuar,paraprakisht për bashkëpunimin,

Faleminderit për bashkëpunimin
Drejtoria e Sherbimit për Tatimpaguesit
Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025628089904785
array(1) { ["section"]=> string(68) "tatimoret-leter-subjekteve-do-jeni-ne-monitorim-te-vazhdueshem-52186" }