Tatimorët, një reflektim në fund të ditës

Publikuar tek: analiza-komente, më 10:48 02-09-2015 Tatimorët, një reflektim në fund të ditës

Nga Fatjon Hoxhalli

I habitshëm efekti i fushatës kundër informalitetit. Sot në Tiranë, edhe pse nuk më rastisi të shikoja asnjë punonjës tatimesh, dita m’u mbush plot me kupona tatimorë, qepena të mbyllur dhe batuta me burg. Nuk i shpëtova tundimit të fotografoja kuponat si të ishin dollarë, fotografova dhe qepenat e mbyllur, e kjo të them të drejtën me ngjalli një ndjesi perverse hakmarrjeje, ju erdhi radha më në fund, mendoja.

Ditë plot, nga ato që të lë të kthjellohesh vetëm kur ndien trupin mbi divan. Duke riparë fotot e kuponit tatimor të ndotura me vaj, e qepenat e varur mbi trotuar, më kapi pendimi.

I kisha trajtuar gjate gjithe ditës si armiq, si të mundur, e ndërkohe ata nuk ishin gjë tjetër veçse viktima, miq të braktisur. Ata sot ishin braktisur nga miku i tyre inspektor plot autoritet, por i buzëqeshur, që i vizitonte shpesh.

Sot ai s'qe më, në fakt ishte, dhe ishte përballë, por ndihej larg, ishte i ftohtë dhe kokëulur, jo si më parë. Thellë thellë plot shpresë se shumë shpejt, sapo kryeministri të harrojë çdo gjë do të kthehet si më parë. Ndihem akoma më tepër i penduar, gati gati në faj, u nxitova qëparë, duhet ta kurseja atë kënaqësi hakmarrëse.

Unë e dua ligjin, i dua edhe këta më sipër, ndoshta nga nevoja, ndoshta nga babëzia kishin atë raport që kishin deri dje, por nuk fal dot asnjë dhe asgjë që ka ndodhur, akoma më tepër nuk fal më veten teksa e shikoj të ngazëllehet vetëm nga ndeshkimi i evazorëve. Nuk është asgjë pa ndëshkimin e atyre që i lejuan,të korruptuarit, sidomos kur shumë prej tyre sot janë ndëshkuesit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022289991378784
array(1) { ["section"]=> string(46) "tatimoret-nje-reflektim-ne-fund-te-dites-19757" }