Taulant Balla i bindur: Listat do të jenë 100% të hapura, koha të votojmë Kodin Zgjedhor

Publikuar tek: politike, më 17:53 18-09-2020 Taulant Balla i bindur: Listat do të jenë 100% të hapura, koha të votojmë Kodin Zgjedhor Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur i bindur se listat e kandidatëve të partive do të jenë 100% të hapura.

Ai thotë se kjo i jep të drejtë çdo votuesi të zgjedhë kandidatin e tij të preferuar, ndërkohë që shton se ky sistem aplikohet në shumë vende.

Balla ka bërë thirrje që të votohet Kodi Zgjedhor dhe të diskutohet mes palëve, duke lënë mënjanë akuzat dhe blofet.

“LISTA E KANDIDATËVE të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100% E HAPUR. Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje mund të sjellim shembujt e Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë.

Nuk ka sisteme elektorale perfekte dhe as sisteme elektorale që u japin pakicave fitoren ne tavoline nuk jane shpikur akoma!

Prandaj eshte koha per ta votuar Kodin Zgjedhor duke diskutuar intensivisht mes palëve dhe duke i harruar shantazhet, akuzat dhe bllofet! Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe ne s'mund të presim gjatë për votimin e risive që reflektojnë ndryshimet kushtetuese”, shkruan Balla në statusin e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011080980300903
array(1) { ["section"]=> string(92) "taulant-balla-i-bindur-listat-do-te-jene-100-te-hapura-koha-te-votojme-kodin-zgjedhor-220857" }