Taulant Balla i bindur: Pas 48 orësh Shqipëria do të marrë lajmin pozitiv

Publikuar tek: politike, më 14:40 27-05-2019 Taulant Balla i bindur: Pas 48 orësh Shqipëria do të marrë lajmin pozitiv

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh sot edhe njëherë i bindur se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen.

I ftuar në rubrikën 'Opinion' në News 24, Balla pranoi se protesta e fundit e opozitës ishte jo e dhunshme, mirëpo të parat kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

"Askush nuk mund të bëjë variantin hodha gurin dhe fsheha dorën. Të gjithë e dimë se dhuna e orkestruar nga lideri i PD ka dëmtuar Shqipërinë. Edhe pse ka qenë një ndikim i keq unë konstatoj me krenari se Shqipëria është një ndër atraksionet më të mëdha të mesdheut. Kemi një rritje 7% të tursitëve që vinë kryesisht nga Europa e Veriut. Patjetër dialog. Por duhet me e thënë shqip. Lulzim Basha duhet të harrojë se është ai që e drejton qeverinë këtë vend. Edi Rama drejton qeverisjen  e vendit me një performancë spektakolare. PS do të ketë shansin të rikonfirmohet për një mandat të tretë. Edhe qasjet për të mos bërë zgjeghdje janë anti-shtet", tha deputeti socialist.

Më tej Balla u pyet nga gazetarja se si do të veprojë qeveria nëse ndërhyn faktori ndërkombëtar. Ndërsa ai theksoi se e rëndësishme është që pas 48 orësh Shqipëria do të marrë lajmin pozitiv nga BE për negociatat.

"Fjala faktor është kompklese dhe përpjekja e partnerëve është rruga europiane e Shqipërisë, që nënkupton shtetin e së drejtës. Kjo është një prej parimeve kyç dhe nuk do të ketë asnjëherë një shtet që ti thotë Shqipërisë shkelni kushtetutën për të plotësuar një tekë. Po u shtynë njëherë zgjedhjet me kërkesën e PD. Sot cdo tërheqje e jona është një tërheqje për reformën në drejtësi. Pas 48 orësh Shqipëria do të marrë rekomandim pozitiv për hapje të negociatave. Kjo sepse qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka bërë punë të madhe për shtet të së drejtës dhe për integrim të vendit për në BE, me reformat që janë sjellë në tavolinë. Nuk po them se me rekomandimin pozitiv Shqipërisë i mbaruan hallet, por është bërë e rëndësishme për integrim më tej për në BE. Ndërsa meraku i Bashës dhe opozitës është reforma në drejtësi", tha Balla, ndërsa komentoi më tej edhe deklaratat e Presidentit Ilir Meta.  

"Më vjen keq që Presidenti nuk ndan dot pozicionin me opozitën. Duhet ta kuptojmë që një President republike pavarësisht nga vjen duhet të flasë si institucion dhe thotë që reforma paska dështuar. Shqipëria do të marrë lajmin e mirë nga BE. Ky është një konfirmin i drejtimit që po ecën Shqipëria me qeverinë Rama", u shpreh ai.

Balla është pyetur po ashtu se nëse thirret një tryezë politike, a do të jetë edhe LSI, pjesë e saj. Lidhur me këtë deputeti u shpreh se ata i drejtohen vazhdimisht PD-së se është partia më e madhe, por kjo çështje sipas tij i takon opozitës.   

"Unë dje pashë një lajm që Kryemadhi shkon te shtëpia e Bashës.  Kjo është një çështje që i takon opozitës. Partia më e madhe referuar rezultateve është PD. Nuk kam një koment tjetër për këtë se është një çështje e brendshme e opozitës. Unë kujtoj fushatën e 2017 kur Basha thoshte se nuk do të bënte kurrë koalicion me LSI-në", përfundoi Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020715951919556
array(1) { ["section"]=> string(79) "taulant-balla-i-bindur-pas-48-oresh-shqiperia-do-te-marre-lajmin-pozitiv-165882" }