"Taulant Balla këndon për Enverin", këngëtari shqiptar i kërkon autorësinë: I dërgova SMS por më hoqi nga puna (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:07 10-06-2017

Në kanalin "youtube" është hedhur që prej vitit 2008 një këngë me titull “Xhaxhi Enver” dhe që mban emrin e Taulant Ballës, deputetit të PS-së.

Vogëlushi që këndon në video, pretentohet të jetë pikërisht Taulant Balla por dikush kërkon të drejtën e autorësisë.

Bëhet fjalë për këngëtarin Astrit Belba i cili thotë se për këtë i ka dërguar mesazh vetë Ballës por ky i fundit sipas tij e ka hequr dhe nga puna.

Ja çfarë thotë Astrit Belba gjatë një interviste për “Infoelbasani.al”:  “Në vitin 1988 isha në festivalin folklorik të Gjirokastrës e këndova këngën "Kajrafilat e Enverit e gjeni në YouTube është ( Xhaxhi Enver kënduar nga Taulant Balla) por jam unë. Taulanti as nuk e mohon as nuk e pohon. I dërgova mesazh dhe i thashë që më ke marrë të drejtën e autorit.  Por ai kur erdhi në pushtet më hoqi nga puna.  Miqtë e mi e kanë takuar personalisht por ai kishte nje shprehje interesante:  “Më thoni për kë të doni vetëm Belbën mos ma përmendni”. Kur më hoqën nga puna Drejtor i arsimit në Librazhd ishte A.Faqolli më thirri në zyrë e më tha do plotësosh një formular që sa vjet ke punë në arsim ku kam mbaruar shkollën etj. Pa të keq unë e plotësova dhe më tha firmos  pas dy ditësh më hoqën nga puna në 22shtator. Më pas shkoj e takoj por ma priti menjëherë “Mos me pyet se pse? Vetë e ke firmos shakrkimin nga puna” shprehet Astrit Belba.

Ndiqni videon!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019654035568237
array(1) { ["section"]=> string(118) "taulant-balla-kendon-per-enverin-kengetari-shqiptar-i-kerkon-autoresine-i-dergova-sms-por-me-hoqi-nga-puna-video-81975" }