'Taulant Balla më dërgoi sms', Malaj tregon përse e shkarkuan  

Publikuar tek: aktualitet, më 23:47 18-12-2019 'Taulant Balla më dërgoi sms', Malaj tregon përse e shkarkuan   Arben Malaj

Arben Malaj u shkarkua ditën e sotme nga Kuvendi nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në një intervistë në emisionin 'Opinion', Malaj ka treguar se ka qenë Taulant Balla i cili nëpërmjet një mesazhi me sms i ka thënë që të mos kritikojë qeverinë pasi do të shkarkohej nga Banka e Shqipërisë.

Malaj nuk ka pranuar që t’i dëshmojë mesazhet para kameras, pasi deklaroi se do ndiqte rrugën ligjore dhe të gjithë këto mesazhe të dokumentuara do të shkonin në Strasburg.

'I kam thënë që mua s‘më trembi Sali Berisha kur më kërcënoi me jetë në 1997, jo të më trembësh ti për një karrige. Këto janë çështje që do të shkojnë të gjitha në Strasburg. Në çdo gjykatë ndërkombëtarë, kur kërcënohet një biznes nga politikanë, gjyqi është menjëherë i fituar, por këta janë kalamaq, nuk dinë çështë përgjegjësia ligjore...', ka thënë Malaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Diplomati Bashkurti: Albin Kurti erdhi në Shqipëri me filozofi idealisti, por gjeti filozofi oligarkësh e klanesh
Rikthehen reshjet e shiut? Mësoni parashikimin e motit për sot »
Article Logic
Execution time: 0.013008832931519
array(1) { ["section"]=> string(65) "taulant-balla-me-dergoi-sms-malaj-tregon-perse-e-shkarkuan-189795" }