Taulant Balla në Shirgjan: Gati projekti me vlerë 5 mln euro

Publikuar tek: barometri, më 08:24 26-02-2018 Taulant Balla në Shirgjan: Gati projekti me vlerë 5 mln euro

Kryetari i Grupit parlamenatrë të Partisë Socialistë, Taulant Balla zhivlloi një takim me banorët e zonës së Shirgjanit në Elbasan.

Kjo zonë është prodhuesi kryesor i prodhimeve bujqësore jo vetëm për tregun e Elbasanit, por edhe më gjerë, por shqetësimi kryesorë për banorët mbetet rikonstruksioni i 7.7 km rrugë, me vlerë 5 mln euro.

Balla gjatë bashkëbisedimime banorët e Shirgjanit tha se investimi në këtë aks rrugorë është domosdoshmëri për banorët që prodhimet e tyre të dalin sa më shpejt në pikat e grumbullimit.

“Kjo rrugë, 7.7 km, jo vetëm do t’i afrojë ferëmerët me tregun, por do t’u vijë në ndihmë banorëve të 4 fshatrave Kuqan, Bujqës, Jagodinë e Muriqan. Së bashku me deputetin Arben Kamami dhe kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini folëm me banorët për domosdoshmërinë e investimit në këtë aks rrugor, duke u njohur edhe me prodhimet e tyre. Në tre projektet kryesore të investimit në zonat rurale, ky është projekti prioritar, i cili u shërben 20 mijë banorëve. Për më tepër në këtë zonë janë 60 ha sera, prodhimet e të cilave duhet sa më shpejt të dalin në pikat e grumbullimit. Ky është një kantier prodhimi bujqësor i cili e ka të domosdoshëm investimin për t’u lidhur me infrastrukturën rrugore”, u shpreh Balla.

Sipas Ballës, bashkia e Elbasanit ka gati projektin dhe pritet vetëm financimi me vlerë rreth 5 milionë euro që do t’u shërbejë 20 mijë banorëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026607990264893
array(1) { ["section"]=> string(66) "taulant-balla-ne-shirgjan-gati-projekti-me-vlere-5-mln-euro-111480" }