Taulant Balla nuk ‘i ndahet’ Lulzim Bashës: Pse e fsheh rolin si Përgjegjës Operacional i Hagës? Sqaro firmën për hetimin e luftëtarëve të UÇK

Publikuar tek: politike, më 13:00 21-11-2020 Taulant Balla nuk ‘i ndahet’ Lulzim Bashës: Pse e fsheh rolin si Përgjegjës Operacional i Hagës? Sqaro firmën për hetimin e luftëtarëve të UÇK Taulant Balla - Lulzim Basha

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, këmbëngul që kreu i PD Lulzim Basha duhet të flasë për rolin dhe veprimet e tij si përgjegjës operacional i Hagës gjatë vitit 1999. Sipas socialistit, Basha duhet të sqarojë firmën që ka hedhur për hetimin e luftëtarëve të UÇK.

“Pse nuk sqaron rolin, detyrat funksionale, pjesëmarrjen dhe firmën e tij mbi dokumentat e hetimit të luftëtarëve të UÇK, pse jo dhe përfitimet financiare si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) gjatë viteve 2000-2004?”, shkruan Balla ndër të tjera.

Shkrimi i Taulant Ballës:

Si ka mundësi që dëshmitarë të masakrave dhe luftëtarë të betejave për liri në Kosovë, drejtojnë gishtin me referenca kohore dhe dëshmi ndaj Lulezim Bashës dhe ky vazhdon t’i fshihet përgjegjësisë morale e publike, duke gënjyer?

Pse mundohet ta fshehë Lulezim Basha rolin dhe veprimet e tij si Përgjegjës Operacional në Zyrën e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish‐Jugosllavi në Tiranë gjatë vitit 1999?

Pse nuk sqaron rolin, detyrat funksionale, pjesëmarrjen dhe firmën e tij mbi dokumentat e hetimit të luftëtarëve të UÇK, pse jo dhe përfitimet financiare si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) gjatë viteve 2000-2004?

Nëse Lulezim Basha realisht nuk ka gjë për të fshehur, atëherë të nxjerrë letrat.

Kujtojmë se një ndër masakrat më të mëdha serbe ndaj popullit të Kosovës është ajo e Krushës. E vetmja kasetë filmike e plotë e kësaj masakre, sipas poseduesit të saj Milaim Bellanica i ishte dorëzuar Lulezim Bashës, në atë kohë Përgjegjës Operacional në Zyrën e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish‐Jugosllavi në Tiranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërgjegjësohet Monika Kryemadhi, shfaqet për herë të parë me maskë dhe voton në zgjedhjet e LSI: Vetëm partia ma mbledh, askush tjetër!
Spiropali ‘radikalizon’ akuzat: Luli po plotëson radhët e vdekura të opozitës me viktimat e COVID »
Article Logic
Execution time: 0.011914014816284
array(1) { ["section"]=> string(145) "taulant-balla-nuk-i-ndahet-lulzim-bashes-pse-e-fsheh-rolin-si-pergjegjes-operacional-i-hages-sqaro-firmen-per-hetimin-e-luftetareve-te-uck-228592" }