Taulant Balla për “Astirin”: Qeveria, Policia, Bashkia bënë realitet projektin madhor, Basha dhe partia e “fake-news”...

Publikuar tek: politike, më 22:41 12-11-2019 Taulant Balla për “Astirin”: Qeveria, Policia, Bashkia bënë realitet projektin madhor, Basha dhe partia e “fake-news”... Foto montazh

Deputeti Socialist Taulant Balla ka reaguar pas aksionit të INUK në zonën e Astirit ku u prishën 33 ndërtesa që prekeshin nga projekti i rikonstruksionit të Unazës së Re.

Basha thotë se Qeveria, Ministria e Transporteve, Policia dhe Bashkia Tiranë mundësuan vënien në jetë të këtij projekti madhor, ndërsa akuzon Bashën dhe PD-në se gënjyen për muaj me radhë banorët e Astirit.

Reagimi i plotë:

Lulezim Basha dhe partia e “fake-news” që gënjyen banorët e Astirit për muaj me radhë, nuk kanë turp edhe kur bëhet fjalë për jetën e një njeriu.

E vërteta e Astirit është:

Qeveria dhe Ministria e Transporteve mundësuan projektimin dhe financimin e një projekti të ri të Unazës

Qeveria siguroi dëshpërblimet për këdo që i takon me ligj dhe aq sa i përcakton po ligji dhe Inspektoriati i Ndërtimit bëri njoftimet në kohë

Bashkia si njësi vendore përfituese e këtij projekti madhor mundësoi zgjidhje për të gjithë banorët që bashkëpunuan për zhvillimin urban të zonës dhe ka planifikuar ndërtimin e të gjitha rrugëve dytësore

Policia e Shtetit rikonfirmoi sot profesionalizmin në situata kur politika e mbrapshtë frymëzon anti-shtetin

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02125096321106
array(1) { ["section"]=> string(116) "taulant-balla-per-astirin-qeveria-policia-bashkia-bene-realitet-projektin-madhor-basha-dhe-partia-e-fake-news-185681" }