Taulant Balla 'sfidon' Edi Ramën, shfaqet në publik me bluzen e Interit (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 13:53 01-06-2020 Taulant Balla 'sfidon' Edi Ramën, shfaqet në publik me bluzen e Interit (FOTO) Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ditën e sotme është shfaqur sportiv, ndërsa ka ndjekur punën që po bëhet për hapjen e kanaleve vaditëse në Elbasan dhe Cërrik.

Por këtë herë, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, Balla është shfaqur i veshur sportiv, me një xhup të skuadrës së Interit, me inicialet e tij të vendosura në të.

Një "sfidë" kjo që Balla i bën Kryeministrit Rama, i cilië shtë tifoz i Juventusit, ekipit rival të Interit.

Por jo vetëm Ramën, por Balla ka kundërshtar edhe zv.kryeministrin Braçe, i cili është tifoz po me Juventusin.

Rama dhe Braçe e kanë shprehur gjithmonë simpatinë e tyre për futbollin dhe për rekordmenët italianë të Juventusit, ndërsa kjo dalje e Ballës vjen si "rrufe në qiell të hapur", pasi nuk e kishte shprehur ndonjëherë simpatinë e tij për Interin.

Na mbetet të presin nëse do të ketë ndonjë "thumbim" nga Rama, i cili nuk e kursen ironinë për Interin dhe interistët.

101813828_271789790851290_8571251827859783680_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021275997161865
array(1) { ["section"]=> string(80) "taulant-balla-sfidon-edi-ramen-shfaqet-ne-publik-me-bluzen-e-interit-foto-208624" }