Taulant Balla vendos gurin e themelit: Këtu do të ndërtohet hoteli me 5 yje

Publikuar tek: aktualitet, më 23:31 25-04-2019 Taulant Balla vendos gurin e themelit: Këtu do të ndërtohet hoteli me 5 yje Taulant Balla ne vendosjen e gurit te themelit te hotelit gjerman me pese yje, MK Hotel

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë me dije se së bashku me ministrin e Turizmit, Blendi Klosin dhe me Zëvendës Ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, vendosën gurin e themelit të kompleksit hotelier me pesë yje, MK Hotel.

Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Balla shkruan se ndërtimi i këtij kompleksi hotelier, është një investim 100% gjerman.

Balla theksoi se tashmë në një kophë të shkurtër, emrat më të mëdhenj të hotelerisë botërore si Hilton, Hayat, Marriot dhe MK Hotel, po investojnë në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Bashkë me Ministrin e Turizmit Blendi Klosi, Zëvendës Ambasadorin e Republikes Federale të Gjermanise në Tiranë Johannes Dietrich dhe drejtues të kompanisë Lindner morëm pjesë në ceremoninë e hedhjes së themeleve për ndërtimin e kompleksit hotelier me 5 yje ‘MK Hotel’.

MK Hotel është një brand prestigjoz hotelier, pjesë e kompanisë gjermane Lindner Group. Ky është një investim strategjik 100% gjerman, në një pozicion të rëndësishëm pranë aeroportit të Rinasit, por edhe pranë Tiranës dhe Durrësit. Vetëm në një kohë të shkurtër kemi në Shqipëri emrat më të mëdhenj të hotelerisë botërore si Hilton, Hayat, Marriot, Melia dhe së fundmi gjermanët e MK Hotel.

blendi.jpg

zevendesi.jpg

mk.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.088290929794312
array(1) { ["section"]=> string(81) "taulant-balla-vendos-gurin-e-themelit-ketu-do-te-ndertohet-hoteli-me-5-yje-161884" }