Taulant Kopliku ndihmoi në shpëtimin e Alvinit, merr titullin 'Reporter i vitit': Çmimin e karrierës e rrëmben Laura Konda e VOA dhe Adelheid e DW (Çmimet - Unioni i Gazetarëve)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:41 06-12-2019 Taulant Kopliku ndihmoi në shpëtimin e Alvinit, merr titullin 'Reporter i vitit': Çmimin e karrierës e rrëmben Laura Konda e VOA dhe Adelheid e DW (Çmimet - Unioni i Gazetarëve) Gazetari Taulant Kopliku, ne ceremonine e marrjes se çmimit 'Reporter i Vitit'

Gazetari shqiptar i medias italiane “Le Iene” është shpalluar “Repoerter i Vitit”, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gazetarët shqiptarë, i organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Kopliku së bashku me kolegët e tij të “Le Iene” bënë publik rastin e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha, i cili ndodhej prej vitesh në kampin Al-Hawl në Siri, ndërsa duhej ndërhyrja e autoriteteve shqiptare dhe atyre iataliane për ta shpëtuar dhe për ta rikthyer te babai i tij në Itali.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i dha Taulant Koplikut çmimin si “Reporter i vitit” për raportimet e tij të cilat shkaktuan rritjen e ndjeshmërisë humane të opinionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Ky çmim ndoshta do të ishte dashur të ndahet treshe nëse të dy kolegët e mi të ishin shqiptarë, pasi mendoj që kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për sjelljen e Alvinit në shtëpi. Nuk është vetëm një reportazh për jetën e fëmijëve shqiptarë atje, por me këmbëngulje arritëm të bindim autoritetet se ai fëmijë duhej marrë nga ai kamp. Gjithashtu, shfrytëzoj rastin të bëjë një thirrje që duhet të rikthehet vëmendja tek më shumë se 30 fëmijët që ndodhen në atë kamp për të bërë të mundur kthimin e tyre sa më shpejtë në shtëpitë e tyre”, është shprehur Taulant Kopliku.

Ndërkohë, redaktorja shumëvjeçare e Radio Deutsche Welle Adelheid Feilce, është nderuar me çmimin e “Karrierës”, çmim të cilin e ka marrë dhe gazetarja e Zërit të Amerikës Laura Konda.

inbound8521180564091144355-498x1024.jpginbound8182692559074692350.jpginbound3919075107354127551-696x464.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075490474700928
array(1) { ["section"]=> string(176) "taulant-kopliku-ndihmoi-ne-shpetimin-e-alvinit-merr-titullin-reporter-i-vitit-cmimin-e-karrieres-e-rremben-laura-konda-e-voa-dhe-adelheid-e-dw-cmimet-unioni-i-gazetareve-188639" }