'Taulant merre Ramën për dore e zbrit me këmbë në tokë', Murrizi: Nuk po kërkojmë koncesione por lista të hapura

Publikuar tek: politike, më 12:52 09-07-2020 'Taulant merre Ramën për dore e zbrit me këmbë në tokë', Murrizi: Nuk po kërkojmë koncesione por lista të hapura

Deputeti i Kuvendit Myslim Murrizi në seancën plenare ka thënë se ndryshimet në kushtetutë duhet të kalojnë në Kuvend.

Ai është shprehur se listat e hapura i kërkojnë 85% e shqiptarëve, jo vetëm opozita. Ndër të tjera deputeti është shprehur OSBE/ODIR ka thënë prej vitesh që votat vidhen.

Murrizi ndër të tjera tha se edhe ai është viktimë e vjedhjeve të këtyre votave.

“Taulanti kokën e fsheh. Kodi zgjedhor duhet të kaloj këtu. Ha darka , ha dreka sa të duash, por duhet të kaloj këtu. Ju jeni mërzitur pse po ndryshohet kushtetuta 1 vite para zgjedhjeve. Ne jemi kërkuar marrveshje jo Pazar, por ju doni pzare jo marrveshje. Kushtetuta kërkon 2/3 e votës. Cfarë kemi kërkuar atë që 85% e shqiptarëve kerkojnë, hapjen e listave. Koha për pazare nuk do të jetë as kaq e qetë as kaq e paqtë për ju. Nuk e di a ju a vëllezërit tuaj shkoni dhe qahuni tek ndërkombëtarët për cfarë as më shumë dhe as më pak për cfarë ju kemi kërkuar tendera para publik dhe PPP. Ata kanë futur 12 pika ti shkojnë mos iki Taulanti po të rri t’i diskutoj. ‘Opingat e sheros’ keni bërë ju. Por nga ndërkombëtarët, OSBE/ODIR prej 5 vitesh ka thënë se vidhen votat. Unë jam viktimë e vjedhjeve të këtyre votave. Pse u vutë fshesë shqipatrëve. Po ta kishit kërkuar ju sa mirë do të ishtë. Taulant ktheu me këmb në dorë merre Ramën për dore, nuk e prish dashurin që keni me Bashën. Ata duan të bëjnë sikur u hedhin zjarr ju , jeni të bindur se në 2021 prapë mund të qeverisin ata se e nuhasin lekun. Ndaj ju ftojë zbrisi në këmb në dorë. Shqiptarët të zgjedhin jo thjesht të votojnë” tha Murrizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096819400787354
array(1) { ["section"]=> string(115) "taulant-merre-ramen-per-dore-e-zbrit-me-kembe-ne-toke-murrizi-nuk-po-kerkojme-koncesione-por-lista-te-hapura-213327" }