Taulant Muka shpërthen ndaj ministres Besa Shahini: E paditur, as nuk lexon e as di shqip

Publikuar tek: politike, më 19:21 19-09-2019 Taulant Muka shpërthen ndaj ministres Besa Shahini: E paditur, as nuk lexon e as di shqip FotoMontazh: Taulant Muka dhe Besa Shahini

Ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka ka shpërthyer në akuza të forta ndaj ministres aktuale Besa Shahini.

Duke ju referuar deklarate të ministres në Kuvend për Akademinë e Shkencave, Muka thotë se Besa Shahini duhet larguar sa më shpejt nga Ministria e Arsimit pasi është rrezik kombëtar.

“Ligji i ri për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë hap rrugën e krijimit të një akademie shqiptare në rajon, që federalizon nën një ombrellë akademitë shqiptare. Duhet votuar kundër Dekretit të Presidentit që të mundësohet ky zhvillim i rëndësishëm për promovimin e vlerave më të mira intelektuale shqiptare”, është citati i vendosur nga ministrja Shahini mbi videon e fjalës së saj në Kuvend.

Ky citim por dhe fjala e ministres ka irrituar tej mase Taulant Mukën, i cili ishte koleg i saj për disa ditë pasi Rama e emëroi zv.ministër, ndërsa e ka quajtur atë të paditur dhe që nuk di as të shkruajë dhe as të flasë shqip.

“Injoranca po vret diturine ne vend, po vret te ardhmen e te rinjve. Eshte turp dhe krim te perfaqesohesh ne drejtimin e institucionit me te rendesishem te dijes nga nje person qe nuk di te shkruaj shqip (ombrelle, federalizon?!), dhe qe nuk lexon, dhe nuk perditesohet me zhvillimet ne shkence. Kjo ministre duhet larguar sa me shpejt nga Ministria e Arsimit pasi eshte rrezik kombetar. Po po, rrezik kombetar! Ne cilin vend te botes ka federate te Akademise se Shkencave?”, shkruan Taulant Muka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034476041793823
array(1) { ["section"]=> string(94) "taulant-muka-shperthen-ndaj-ministres-besa-shahini-e-paditur-as-nuk-lexon-e-as-di-shqip-179057" }