Taulant Muka ‘vë bast’: Ja kur do vijë vaksina e Covid-19 në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 21:33 24-11-2020 Taulant Muka ‘vë bast’: Ja kur do vijë vaksina e Covid-19 në Shqipëri Taulant Muka

Prodhimi i vaksinës së koronavirusit shihet si “gomerdare” shpëtimi për botën.  

Shumë kompani farmaceutike kanë lançuar tashmë vaksinën e tyre, ndërkohë që të shumtë kanë qënë kërkesat për ta blerë.

Kjo mund të shtyjë mbërritjen e saj në vendin tonë, me studiuesin, Taulant Muka që “vë bast” se në Shqipëri vaksina e Covid-19 mund të vij në fundin e vitit të ardhshëm.

Në Rtv Ora, Muka shtoi se aktualisht duhet të krijohet një strategjie e menaxhimit të situatës.

“Është shumë e rëndësishme që për qeverinë shqiptare që ka një politikë ekonomike të dobët të shikojë më afatgjatë dhe të mos i varë shpresat te trajtimi, lockdoëni dhe të gjitha në fund dështuan. Vaksinat mund të vijnë nga fundi i vitit tjetër, sepse është një kërkesë globale. Të gjitha shtetet do të kërkojnë vaksinën, e gjithë bota sepse është një element shumë i rëndësishëm i shëndetit publik.

Nëse marrim gripin, ai është në mutacion çdo vit. Kështu që vaksina e 2018 nuk shërben për gripin e 2019 apo 2020. Nëse do të marrësh virusin SARS/ Cov2, vaksina që ti do të marrësh ndoshta nuk do të jetë aq efektive vitin e ardhshëm.

Nga ana tjetër duhet të zgjedhësh edhe strategjinë. Nëse unë dhe ti jemi të shëndetshëm, nuk ka pse vaksina të bëhet me detyrim. Ndoshta grupmoshat që janë më të rrezikuara dhe për rrjedhojë kërkohet një kampion më i ulët, duhet të krijojnë një strategji dhe të mos kopjohet nga shtetet e tjera,” përfundoi Muka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mjekja heq përgjegjësinë nga Komiteti i Ekspertëve: Nuk merremi ne me shifrat e vdekjeve, kemi të njëjtin informacion si qytetarët
E TRISHTË/ Një jetë në shërbim të popullit, COVID i merr jetën mjekut të spitalit të Dibrës Ibrahim Kaziu »
Article Logic
Execution time: 0.011607885360718
array(1) { ["section"]=> string(73) "taulant-muka-ve-bast-ja-kur-do-vije-vaksina-e-covid-19-ne-shqiperi-228993" }