‘Të ardhurat janë goditur fort’, Rama ‘qahet’ për krizën e Covid: Qeveria ka humbur më shumë se gjysmë miliardë euro (ÇPRITET JAVEN E ARDHSHME)

Publikuar tek: politike, më 16:27 17-04-2020 ‘Të ardhurat janë goditur fort’, Rama ‘qahet’ për krizën e Covid: Qeveria ka humbur më shumë se gjysmë miliardë euro (ÇPRITET JAVEN E ARDHSHME) Ilustruese

Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi onlinë ka bërë me dije se ekonomia në vendin tonë është goditur rëndë si pasojë e ekonomisë.

Sipas Ramës deri më tani si pasojë e situatës së krijuar prej Covid qeveria ka humbur më shumë se gjysmë milirardë euro në total dhe pritet që të humbasë më shumë në muajt në vazhdim.

“Kemi humbur 170 milionë pak a shumë në muajin prill dhe me gjasë do të humbasë 170 milionë në muajin maj dhe pak a shumë në muajin tjetër...

Më shumë se gjysmë milirardë euro në total. Spo u qahem as ankohen por po iu sjell në vëmendje se edhe në shtëpinë tonë si në shtëpitë tuaja të ardhurat janë goditur. Të ardhurat janë goditur fort”, tha Rama.

Më tej kryeministri tha se në javën e ardhshme duhet të përgatiten për t’u hapur të gjitha kategoritë që do të publikohen në faqen e albania. Por nga ana tjetër tha se pasojat për shkelësit sidomos për "trimat e lagjeve të lokaleve" do të jenë të rënda dhe të patolerueshme.

“Javën e ardhshme do të autorizojmë edhe lëvizjen me automjet për arsye shëndetësore duke parë se shpesh unë personalisht por dhe kolegë kemi ndeshur ankesa për lëvizje për arsye shëndetësore. Po kërkesa duhet të mbështet nga një dokument që mban me vete personi.

Së treti javën e ardhshme do të punojmë lirisht nga ora 17:00 të gjithë ata që nga nesër paradite do të jenë në kategoritë e lejuara që do të publikohen në faqen e albania.

Të gjithë administratorët dhe bizneset duhet të sigurohen që në çdo kolektiv i biznesit të mesojë se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave. Jo vetëm kaq por të mësojmë pasojat penale për shkelësit.

Në javën e ardhshme duhet të përgatiten për tu hapur të gjitha kategoritë që do të publikohen në faqen e albania. Nga java e ardhshme pasojat për shkelësit sidomos për trimat e lagjeve të lokaleve do të jenë të rënda dhe të patolerueshme”, shtoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080819129943848
array(1) { ["section"]=> string(142) "te-ardhurat-jane-goditur-fort-rama-qahet-per-krizen-e-covid-qeveria-ka-humbur-me-shume-se-gjysme-miliarde-euro-cpritet-javen-e-ardhshme-202961" }