Të armatosur dhe të maskuar hapin zjarr në mes të lokalit, vriten 11 persona, mes tyre 6 gra

Publikuar tek: bota, më 16:38 20-05-2019 Të armatosur dhe të maskuar hapin zjarr në mes të lokalit, vriten 11 persona, mes tyre 6 gra

Një grup personash të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në një bar në qytetin e Belem, në Brazilin verior ku kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur 11 persona.

Sipas mediave vendase, agresorët mbërritën në lokal me motoçikleta dhe qëlluan mbi turmën ku mbetën të vrarë pesë burra dhe gjashtë gra.

Zëdhënësja e shtetit brazilian ku ndodhi ngjarja, Natalia Mello, u shpreh se ajo që kishte ndodhur ishte një masakër e vërtetë, por nuk dha detaje.

Ndërkohë nuk ka ende informacion për motivin e mundshëm të krimit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024550199508667
array(1) { ["section"]=> string(97) "te-armatosur-dhe-te-maskuar-hapin-zjarr-ne-mes-te-lokalit-vriten-11-persona-mes-tyre-6-gra-165016" }