Të arrestuarit nga Kukësi sillen në Tiranë, protestë para Drejtorisë së Policisë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:17 01-04-2018 Të arrestuarit nga Kukësi sillen në Tiranë, protestë para Drejtorisë së Policisë

Paralelisht me protestën që po zhvillohet përpara komisariatit të Kukësit, një tjetër protestë po zhvillohet para ambienteve të Drejtorisë së Policisë të Tiranës.

Qindra qytetarë, aktivistë dhe biznesmenë i janë bashkuar protestës duke bërë thirrje për lirimin e të gjithë të arrestuarve pas protestës në Rrugën e Kombit.

Përmes një deklarate për shtyp, shoqata Biznesi për Biznesin kërkon lirimin e personave të ndaluar nga policisë dhe shpreh shqetësimin se protesta kundër pagesës në Rrugën e Kombit po përdoret për të frikësuar dhe persekutuar qytetarët e Kukësit.

Shoqata bën thirrje që të shmanget dhuna dhe ripërsërit qëndrimin e saj kundër tarifës së vendosur për të kaluar në Rrugën e Kombit.

“Kemi argumentuar që kjo taksë është e padrejtë, sepse paguhet. Rruga është ndërtuar me fonde publike dhe jo private”, thonë përfaqësuesit e shoqatës

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkatërrohet rrjeti: 6 të arrestuar në Vlorë, 40 forca policie kapin trafikantët e drogës (EMRAT-DETAJE)
TENSIONOHET situata para Drejtorisë së Policisë, dhjetra protestues vërshojnë brenda ambienteve »
Article Logic
Execution time: 0.0106520652771
array(1) { ["section"]=> string(86) "te-arrestuarit-nga-kukesi-sillen-ne-tirane-proteste-para-drejtorise-se-policise-115327" }