“Të bjerë ç’të bjerë”... te Parku i Liqenit punohet

Publikuar tek: aktualitet, më 14:13 06-04-2015 “Të bjerë ç’të bjerë”... te Parku i Liqenit punohet Tani...Ndërtimet te Parku i Liqenit

Këto janë pamjet që vijnë nga zona e Parkut të Liqenit ku përpos motit të keq dhe shirave të vazhdueshëm që na kanë shoqëruar edhe mëngjesin e sotëm, mjetet e ndërtimit vazhdojnë të punojnë intensivisht.

Këtë fakt e ka denoncuar vetë shoqëria civile e më konkretisht faqja  “Ndal Ndërtimeve te Parku i Liqenit”, e cila për javë të tëra ka organizuar edhe protesta përpara Kryeministrisë për të mbrojtur nga betonizimi këtë hapësirë të gjelbër e cila tashmë duket si mos më keq.

Baltë e llum...

Është panorama që serviret nga këto foto. Punonjësit kanë vënë në funksion pompat për të thithur ujin e akomuluar nga shirat në mënyrë që të vijojnë të qetë punën, dhe duket se askush nuk i pengon pavarësisht thirrjeve të shumta të shoqërisë civile për t’i dhënë fund kësaj masakre me Parkun e Liqenit.

{gallery}parku{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet harta e varreve masive në komunizëm, verifikimi i AND-së 1500 dollarë për person
Erion Veliaj manipulon fotot e pashkëve »
Article Logic
Execution time: 0.012192964553833
array(1) { ["section"]=> string(51) "te-bjere-c-te-bjere-te-parku-i-liqenit-punohet-7961" }