Të bllokuara nga dëbora, shpëtohen mrekullisht dy gra në Shkodër (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:04 28-02-2018 Të bllokuara nga dëbora, shpëtohen mrekullisht dy gra në Shkodër (FOTO)

Dy gra janë shpëtuar ditën e sotme, në Shalë të Shkodrës, pasi ishin bllokuar nga dëbora.

Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore ishte rënduar, dhe nga kushtet ekstreme të motit, ishte pothuajse e pamundur të mbërrinin në spital.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale vendosi në gatishmëri njësinë e helikopterëve.

Pas dy tentativash për t’u ulur në fshatrat Nënmavriq dhe Lekaj, mjekët dhe stafi i Njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ja dolën të shpëtojnë dy graTË me probleme akute në fshatrat e Shalës së Shkodrës, të cilët ishin bllokuar nga dëbora.

Një grua 42 vjeçare me probleme kardiake dhe një rast apandesiti akut sapo kanë mbërritur në këto momente në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Pacientët janë aktualisht nën kujdesin e mjekëve të QSUT-së. 

28534878_10212211705909873_454664204_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ITALI/ Shqiptarja pëson një sulm asme, bashkëshorti dhuron organet
Shqipëria HEQ VIZAT për këto shtete, mund të udhëtohet vetëm me pasaportë »
Article Logic
Execution time: 0.010150909423828
array(1) { ["section"]=> string(75) "te-bllokuara-nga-debora-shpetohen-mrekullisht-dy-gra-ne-shkoder-foto-111792" }