"Të brendshme të kuqe për Krishtlindje", Çako: Kjo nuk ka lidhje me...

Publikuar tek: aktualitet, më 07:25 26-12-2018

Në emisionin e mbrëmjes së djeshme  “Natë me Xhaxhiun”, i ftuari Miran Çako, Drejtor i Zyrës së Katekizmit, foli për shënjtërinë e festës së Krishtlindjes. Ai tërhoqi vëmendje besimtarëve të krishterë se kanë lënë pas atë që Krishti do, duke u dhënë më shumë pas trupit.

Sipas tij është ekzagjërim ajo që thuhet se duhet të vishemi me të kuqe madje edhe me të brendshme të tilla, ndërsa tha se ndonëse e kuqja është ngjyra hyjnore, sërish kjo nuk ka lidhje me krishterimin.

“E kuqja është një simbol për Perëndinë, pasi Perëndia është zjarr që konsumon. Virgjëresha Mari është veshur e gjitha me të kuqe, pasi ajo është hirëplotë. Por e kuqja është edhe për erotiken. Thuhet se duhet të veshim madje edhe të brendshme të kuqe, por kjo s'ka lidhje me krishterimin. Shoqëria jonë është bërë një shoqëri konsumiste, që më shumë kënaqet për dëshirat e trupit, e sot Krishtlindja është festa ku harxhohet më shumë, madje është bërë stresante. Ka studime që tregojnë se në këtë festë ka shumë stres, për shkak se shumë njerëz nuk gjejnë kohë për të dalë që të bljenë për të festuar, por kanë lënë pas Krishtin. Kjo tashmi po bëhet një Krishtlidnje pa Krishtin, pasi nuk tregojnë si mund të shkohet tek Krishti, por vetëm punojnë për kënaqësinë e trupit”, – tha ndër të tjera Çako.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11862087249756
array(1) { ["section"]=> string(70) "te-brendshme-te-kuqe-per-krishtlindje-cako-kjo-nuk-ka-lidhje-me-146534" }