Të burgosurat ‘futen’ në Kryeministri dhe bëjnë art, shikoni çfarë kanë pikturuar të dënuarit, mes tyre fëmijë (HISTORITË)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:14 28-01-2020 Të burgosurat ‘futen’ në Kryeministri dhe bëjnë art, shikoni çfarë kanë pikturuar të dënuarit, mes tyre fëmijë (HISTORITË) Veprat piroteknike ne sallen e COD

Ditën e djeshme në ambientet e kryeministrisë, në sallën COD, u çel ekspozita “Liri përmes Artit”, ku protagonist ishin të burgosurat e IEVP Ali Demi dhe të miturit e IM Kavajë, raporton newsbomb.

Të dënuarat për arsye të ndryshme, nga trafikimi i drogës deri te krimi makabër i vrasjes së foshnjës, parqitën veprat piroteknike të realizuara në ambientet ku ato kryejnë dënimet.
Historitë janë të ndryshme, por qëllimi ishte i njëjtë, të shprehnin lirinë e tyre në art.

Një vepër mjaft domethënëse ishte e autores M.Nuzi, që vuan dënimin në IEVP Ali Demi, ku shihen dy duart e lidhura me zinxhir, por poshtë saj është një shprehje mjaft domethënëse, për të mos e humbur kurrë shpresën, edhe kur është e vetmja gjë që na ka ngelur.

nuzi_logo.jpg
“EDHE KUR ARMA E FUNDIT QË TË KA NGELUR ËSHTË SHPRESA, SHTRËNGOJE FORT, LUFTO DHE BUZËQESH” -  M.NUZI

Një vepër mjaft e bukur dhe e vështirë është realizuar nga Dorina Cara, që vuan dënimin në IEVP Ali Demi.  E dënuar me 10 vite burg  për tentative trafikimi të 44 kilogram kanabis, pas një tentative për ta transportuar drogën me tragetin e linjës Durrës-Bari. Dorina u arrestua në flagrancë ku dhe iu sekuestruan edhe 5 aparate celularë, 7 karta SIM dhe 235 euro. Megjithëse ajo nuk e pranoi asnjëherë fajësinë, gjykata i dha dënimin me 10 vite heqje lirie, raporton newsbomb

 Një pamje nga Venecia, me urën, ujin e kristaltë dhe gondolat. Një imazh mjaft i bukur, që tregon një qytet të qetë, ashtu siç ndihet edhe autorja, pasi shumë shpejt do të mbarojë dënimin e saj, e bindur se jeta i ka rezervuar një të ardhme të bukur, larg gabimeve të së shkuarës.

dorina_logo.jpg
DORINA CARA

“Të ndihemi sa më mirë me veten”. Ky është mesazhi që jep autorja XHESI.H në veprën e saj. Edhe pse është duke vuajtur dënimin në IM Kavajë, autorja nuk ndihet e paragjykuar, pasi ka reflektuar dhe tashmë ndihet mjaft mirë me veten e saj.
 xhesi_logo.jpg

XHESI.H

“Ma zgjat dorën”. Ndoshta ky titull ju sjell në mendje këngën e Eneda Tarifës, por kjo është shprehja që i përshtatet kësaj vepre me një mesazh të madh. Autorja tregon se ka nevojë për dikë që ta mbështesë, t’i zgjasë dorën në këtë momënt të vështirë, ashtu si të gjithë kanë nevojë për dikë që ta kenë afër në momënte delikate.

l.s_logo.jpg
L.S

Një vepër mjaft të bukur  dhe domethënëse ka sjellë autorja M.D, që vuan dënimin në IEVP Ali Demi. Një fëmijë i vogël mbështetur në gjirin e nënës, tregon dashurinë dhe mallin që autorja ka për nënën e saj, pasi ajo ndihet si një fëmijë sa herë që takohet me nënën.
M.D_logo.jpg


M.D

Orjola Lleshi, nëna që vrau foshnjen e saj vetëm 2 muajshe, ka sjellë veprën e saj në këtë ekspozitë. Orjola është dënuar me 16 vite dhe 8 muaj burg në vitin 2015, pasi pranoi fajësinë se ka mbytur me batanije djalin e saj, Mateon 2 muajsh.
Oriola është edhe autore e librit “Unë kam vrarë”, në të cilin tregon jetën e vështirë që ka kaluar, deri te arsyeja që e çoi në krimin makabër, raporton newsbomb.
Vepra e saj është sheshi Grote Markt në Bruksel, i pasqyruar në këtë vepër piroteknike.
orjola_logo.jpg
ORJOLA LLESHI



Veprat nga ekspozita në sallën e COD

83614234_2502012810040300_6575209237817851904_n.jpg81717220_591328195049042_6361578552357289984_n.jpg83185350_468923113782366_6792306726390464512_n.jpg84158636_559941027891979_3793996022762438656_n.jpg83621965_182371619535709_8559838983062814720_n.jpg84769544_1551219508368759_8806468404769718272_n.jpg84443733_805632759952919_2364698530913714176_n.jpg84391804_213075646524704_2705599942147178496_n.jpg83589498_2362699270621691_3675792522707206144_n.jpg83581738_619093832180361_4672154450670911488_n.jpg83883775_179674293100236_7812490595972153344_n.jpg83567291_180309446508255_3431411366055903232_n.jpg83565362_176181323596679_3820883291129511936_n_1.jpg83667857_2521230858130844_3808429303310319616_n.jpg83253979_2814339268627697_7840777216223870976_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072078704833984
array(1) { ["section"]=> string(123) "te-burgosurat-futen-ne-kryeministri-dhe-bejne-art-shikoni-cfare-kane-pikturuar-te-denuarit-mes-tyre-femije-historite-193418" }