Të dehur dhe pa leje drejtimi, dy persona pësojnë aksident dhe përfundojnë në spitalin e Lushnjes (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:25 29-05-2017 Të dehur dhe pa leje drejtimi, dy persona pësojnë aksident dhe përfundojnë në spitalin e Lushnjes (EMRAT)

Dy persona kanë përunduar në spitalin e Lushnjes, pasi janë përfshirë në aksidente.

Bëhet fjalë për dy ngjarje të ndryshme, të ndodhura dje.

Rasti i parë ndodhi në afrësi të qytetit të Divjakës, ku Bledar Vishaj, 23 vjeç, banues në fshatin Stravec, duke drejtuar motomjetin tip "Lifan" pa targa dhe pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 100 PG, me drejtues shtetasin M.Q, 19 vjeç, banues në Korçë. Nga përplasja është dëmtuar Bledar Vishaj, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Fiershegan Viktor Toska, 43 vjeç, banues në fshatin Kumarak, Berat duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Benz" me targa AA 445 NR, ka goditur mjetin Furgon Benz, me targa AA 370 FT me drejtues shtetasin G.Sh, 53 vjeç, banues në Kuçovë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Viktor Toska, i cili ndodhet në spitalin Lushnjë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U përleshën në polici, arrestohen 4 persona
Gjendet e vetëvarur në oborrin e shtëpisë 55-vjeçarja nga Preza »
Article Logic
Execution time: 0.01151704788208
array(1) { ["section"]=> string(108) "te-dehur-dhe-pa-leje-drejtimi-dy-persona-pesojne-aksident-dhe-perfundojne-ne-spitalin-e-lushnjes-emrat-80332" }