Të dehur dhe pa patentë në timon, arrestohen 2 vlonjatë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:16 22-05-2019 Të dehur dhe pa patentë në timon, arrestohen 2 vlonjatë

Policia e Vlorës ka arrestuar sot dy persona, të cilët akuzohen për shkelje të kodit rrugor.

Sipas policisë në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale, B.A., 28 vjeç dhe shtetasi me iniciale D.B., 33 vjeç.

Njoftimi i policisë:

“Policia ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas për shkeljen e Kodit Rrugorë. Arrestohet në flagrancë shtetasi B.A., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar motorrin tip Honda, pa leje drejtimi përkatës, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar ku si pasojë është dëmtuar lehtë.

Arrestohet në flagrancë shtetasi D.B., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas është konstatuar duke drejtuar automjetitn tip Volksëagen, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035613059997559
array(1) { ["section"]=> string(61) "te-dehur-dhe-pa-patente-ne-timon-arrestohen-2-vlonjate-165279" }