Të dehur në timon dhe pa dokumente, arrestohen 3 persona në Fier

Publikuar tek: aktualitet, më 09:57 06-06-2019 Të dehur në timon dhe pa dokumente, arrestohen 3 persona në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohen për disa vepra penale.

Sipas policisë, dy nga tre të arrestuarit janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa dokumente përkatëse, ndërsa i treti është prangosur pasi u konstatua se po ngiste makinën e tij nën efektin e pijeve alkoolike.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit: B.B, 44 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Parku i Fierit”, është kapur nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.

E.R, 28 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar motoçikletën tip “LONXIN”, pa dokumentacionin përkatës dhe pa leje drejtimi.

Xh.A, 18 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikleten tip “LIFAN”, pa dokumentacionin përkatës dhe pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

“Policia rrugore arreston në flagrancë 2 shtetas pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi, dhe 1 tjetër pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.B, 44 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Parku i Fierit”, është kapur nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.

E.R, 28 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar motoçikletën tip “LONXIN”, pa dokumentacionin përkatës dhe pa leje drejtimi.

Xh.A, 18 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikleten tip “LIFAN”, pa dokumentacionin përkatës dhe pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02695894241333
array(1) { ["section"]=> string(70) "te-dehur-ne-timon-dhe-pa-dokumente-arrestohen-3-persona-ne-fier-167116" }