‘Të deklarojë votën ose të hënën do të fluturojë’, Ndreu tregon kush ishte Reshat Elezi: Ia kërkova si socialist

Publikuar tek: aktualitet, më 23:06 17-06-2019 ‘Të deklarojë votën ose të hënën do të fluturojë’, Ndreu tregon kush ishte Reshat Elezi: Ia kërkova si socialist Deputeti i PS, Pjerin Ndreu

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka reaguar ndaj përgjimeve të Bild, ku edhe ai është protagonist.

Me anë të një bisede telefonike në emisionin ‘Opinion’, Ndreu u shpreh se ai i ka këruar votën kryetarit të PS së zonën së Reçit dhe jo një qytetari të thjeshtë.

Kandidati për Bashkinë e Lezhës theksoi se nuk ja kishte numrin e telefonit kryetarit të Partisë Socialiste të Reçit dhe njihte vetëm Drejtorin e Arsimit atje, prandaj kishte marrë atë në telefon.

Pjesë nga biseda:

Duke qenë se ka qenë kryetar i PS të Reçit i kam kërkuar të votojë. Nuk ja kisha telefonin, njihja vetëm Drejtorin e Arsimit, zotëria ka qenë kryetar i PS së Reçit.

Mentor Kikia: Ku do të fluturonte në përgjim kryetari i PS?

Ndreu: Do ikte nga posti i Kryetarit të Partisë Socialiste.

Fevziu: Ku do të fluturojë ai?

Ndreu: Po presioni me dhunë e me shkelma që ka bërë PD-ja.

Gazment Bardhi: Jo me shkelma po do duhen të merren zvarrë e direkt në burg.

Fevziu: Po si fluturon ai, duhet mbledhur struktura që ta përjashtojë.

Bardhi (lexon përgjimin): Thuaji drejtorit të shkollës që ta deklarojë votën hapur, ndryshe të hënën do ikësh nga puna.

Dëgjo, sot vota jote një dhe e familjes dy do deklarohet haptas, nëse nuk e deklaron të hënën shko gjej punë tjetër.

Lala: Dikush më shkruan tani që disa ditë më pas zotëria Reshat Elezi është larguar nga puna.

Ndreu: Nuk është qytetar i thjeshtë po është kryetar i PS në Reç.

Prokuroria se ka kryer detyrën dhe prokurori që ka nxjerrë sekretin hetimor duhet të merret në pyetje.

Fevziu: Ju duke dëgjuar përgjimet, a janë vjedhur votat?

Pjerini: Ore mos më pyet për përgjimet e tjera më pyet për përgjimin tim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037156820297241
array(1) { ["section"]=> string(115) "te-deklaroje-voten-ose-te-henen-do-te-fluturoje-ndreu-tregon-kush-ishte-reshat-elezi-ia-kerkova-si-socialist-168637" }