Të dënuar për drogë dhe vrasje me paramendim, OFL-ja u çon formularin 3 vlonjatëve: Keni 48 orë kohë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:06 28-10-2020 Të dënuar për drogë dhe vrasje me paramendim, OFL-ja u çon formularin 3 vlonjatëve: Keni 48 orë kohë (EMRAT)

Operacioni Forca e Ligjit u ka çuar formularët e vetëdeklrimit tre vlonjatëve të dënuar për vepra të ndryshme penale. Eraldo Canaj, Viktor Omeri dhe Pëllumb Sherifaj janë tre të dënuarit që kanë 48 orë kohë të deklarojnë pasurinë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

- Eraldo Canaj , banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

- Viktor Omeri, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

- Pëllumb Sherifaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Bathore, hapet fabrika e re e makinave: 5 mijë vende të reja pune dhe paga të larta
Arrestohet 70 vjeçari që mashtronte mallakastriotët për punë, prezantohej si menaxher firme ndërtimi dhe ju merrte nga 10 mijë euro, Policia i gjen në shtëpi... »
Article Logic
Execution time: 0.010978937149048
array(1) { ["section"]=> string(111) "te-denuar-per-droge-dhe-vrasje-me-paramendim-ofl-ja-u-con-formularin-3-vlonjateve-keni-48-ore-kohe-emrat-225478" }