Të dënuar për eksport të drogave e vjedhje, OFL ‘shigjeton’ 3 personazhet e botës së krimit (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:27 14-08-2020 Të dënuar për eksport të drogave e vjedhje, OFL ‘shigjeton’ 3 personazhet e botës së krimit (EMRAT) Ilustruese

Artur Guri, Elton Andreica (Muça) dhe Dylber Adema janë tre personazhet e radhës së botës së krimit në ‘shënjestrën’ e OFL.

Ata janë dënuar për vepra penale si: eksportimi i drogave, vjedhje me armë e trafik narkotikësh. Të dënuarit kanë 48 orë kohë për t'iu përgjigjur pyetjeve me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. G., banues në Tiranë, i dënuar në Turqi për veprën penale “Eksportimi i drogave”, parashikuar nga legjislacioni penal i Turqisë;

E. A. (M.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

D. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096070766448975
array(1) { ["section"]=> string(101) "te-denuar-per-eksport-te-drogave-e-vjedhje-ofl-shigjeton-3-personazhet-e-botes-se-krimit-emrat-217114" }