Vjedhje trafikim armësh dhe prostitucion, OFL u dërgon formularin 5 të dënuarve (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:23 25-11-2020 Vjedhje trafikim armësh dhe prostitucion, OFL u dërgon formularin 5 të dënuarve (EMRAT) Foto ilustruese

Operacioni Forca e Ligjit, u ka kërkuar vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 të dënuarve për vjedhje, trafikim të armëve dhe shfrytëzim prostitucioni.

Personat që iu është kërkuar plotësimi i formularit janë: Astrit Dedja, Xhevahir Potja, Ilir Tusha, Lulzim Tusha, Amarildo Çobo, Aleksandër Kuqo

Njoftimi i plotë:

OFL, 25 nëntor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Astrit Dedja, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Xhevahir Potja, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

Ilir Tusha, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Lulzim Tusha, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Amarildo Çobo, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, i mbetur në tentativë;

 Aleksandër Kuqo, banues në Berat, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Vrasja me paramendim”, e kryer  në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qytetarët kanë filluar të ndërgjegjësohen, ulet numri i të ndëshkuarve për mos mbajtjen e maskës, gjobiten 3 qytetarë që lëviznin pas orës 22:00
Lulzim Basha uron Dua Lipën për 6 nominimet Grammy: Diva shqiptare, je krenaria jonë »
Article Logic
Execution time: 0.0098989009857178
array(1) { ["section"]=> string(99) "te-denuar-per-vjedhje-trafikim-armedh-dhe-prostitucion-ofl-u-dergon-formularin-5-te-denuarve-229084" }